Ekskluzive/ sulmuesi i pretendentëve për kampion drejt Turqisë, qindra mijëra bëhen gati në merkaton e dimrit
Mmesoma Umejiego po shkon drejt Turqisë. Sulmuesi i Teutës i ka tërhequr vëmendjen klubeve të huaja, të cilat tashmë kanë nisur të bëjnë lëvizjet e tyre.
“Panorama Sport” zbulon për herë të parë se talenti i ri nigerian, i cili më 23 janar mbush 20 vjeç, kërkohet nga klube të Anadollit. Së shpejti për sulmuesin e pretendentëve për kampion pritet të mbërrijë një ofertë konkrete në Durrës.
Më parë është diskutuar për të në merkaton e dimrit dhe klubet turke i kanë bërë gati qindra mijëra euro. Tashmë pritet vetëm zyrtarizimi.
Mmesoma Umejiego, i cili do të mbahet mend për golin e tij të parë në Abissnet Superiore ndaj Partizanit, në një tjetër krahasim është te Paul Onuachu. Edhe nigeriani i lartë 203 cm është një nga lojtarët më të kërkuar të kampionatit shqiptar.
Në 10 paraqitje zyrtare, sulmuesi i Durrësit ka arritur të shënojë 4 gola, ndërsa ka ndihmuar skuadrën edhe në ndeshjet e para të kampionatit.
Umejiego është padiskutim lojtari më i spikatur i Teutës, klub ky që ka luajtur një rol të rëndësishëm në kampionat, duke qenë se ka udhëhequr renditjen për një kohë të gjatë dhe ka marrë pikë edhe në sfidat direkte.
Në 11 ndeshje të zhvilluara deri tani, Teuta ka pësuar vetëm një humbje, duke qenë një ndër skuadrat më të forta të sezonit, megjithëse ka luajtur ndaj rivalëve më të fortë.
Megjithatë, merkato e janarit pritet të jetë vendimtare për të ardhmen e Mmesoma Umejiego, i cili tashmë është pjesë e listës së ekipeve turke.
SHKRIMIN E PLOTË MUND TA LEXONI NË VERSIONIN PRINT TË GAZETËS PANORAMA SPORT



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.