BRUKSEL – Komisioni Evropian takime për parandalimin e sulmeve kibernetike që goditën supermarketet
BRUKSEL, 3 nëntor /ATSH-ANSA/ – Komisioni Evropian thirri sot dy takime koordinuese në lidhje me sulmet kibernetike që goditën dje supermarketet në disa shtete anëtare, deklaroi zëdhënësi Thomas Regnier.
Ai theksoi se Brukseli është “në kontakt të drejtpërdrejtë me shtetet anëtare dhe autoritetet përkatëse kombëtare, të cilat aktualisht po kryejnë hetime”.
Takimi i parë u zhvillua herët në mëngjes me grupin ndërinstitucional të punës të BE-së, ku morën pjesë Agjencia e Bashkimit Evropian për Sigurinë Kibernetike (ENISA), Europol-i dhe departamentet përkatëse të Komisionit.
“Këto incidente dëshmojnë edhe një herë se si sulmet kibernetike mund të cenojnë shërbimet thelbësore dhe të ndikojnë në jetën e përditshme të qytetarëve,” shtoi ai.
“Nuk na takon neve të përcaktojmë përgjegjësinë për këto incidente kibernetike. Hetimet po kryhen aktualisht nga autoritetet kombëtare, me të cilat ne mbetemi në kontakt të ngushtë”, theksoi Komisioni.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.