☁️
Tiranë 9°C · Vranët 02 Nëntor 2026
S&P 500 7,580 ▼1.82%
DOW 51,770 ▼1.09%
NASDAQ 25,437 ▼2.86%
NAFTA 100.66 ▼3.32%
ARI 3,913 ▲0.37%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1160 EUR/GBP 0.8335 EUR/CHF 0.9201 EUR/ALL 90.9858 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5272 EUR/TRY 55.7239 EUR/JPY 175.80 EUR/CAD 1.5587 EUR/USD 1.1160 EUR/GBP 0.8335 EUR/CHF 0.9201 EUR/ALL 90.9858 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5272 EUR/TRY 55.7239 EUR/JPY 175.80 EUR/CAD 1.5587
₿ CRYPTO
BTC $78,719 ▲ +1.22% ETH $2,310 ▲ +1.92% XRP $1.2593 ▲ +0.77% SOL $95.6100 ▲ +0.11%
S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 100.66 ▼3.32 % ARI 3,913 ▲0.37 % S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 100.66 ▼3.32 % ARI 3,913 ▲0.37 %
EUR/USD 1.1160 EUR/GBP 0.8335 EUR/CHF 0.9201 EUR/ALL 90.9858 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5272 EUR/TRY 55.7239 EUR/JPY 175.80 EUR/CAD 1.5587 EUR/USD 1.1160 EUR/GBP 0.8335 EUR/CHF 0.9201 EUR/ALL 90.9858 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5272 EUR/TRY 55.7239 EUR/JPY 175.80 EUR/CAD 1.5587
02 Nën 2026
Breaking
Bota

BRUKSEL – Marta Kos: BE drejt zgjerimit, së shpejti udhërrëfyes për kandidatët më të avancuar

– Bashkimi Evropian po përgatitet për një fazë të re të procesit të zgjerimit, me fokus te vendet kandidate që kanë avancuar më shumë në përmbushjen e reformave.

Komisionerja për Zgjerimin e BE-së, Marta Kos ka njoftuar në X hartimin e udhërrëfyesve të rinj, të cilët do të përcaktojnë prioritete, afate dhe rezultate konkrete për kandidatët më të avancuar.

”Po i afrohemi një Bashkimi Evropian të zgjeruar”, shkruan Kos.

”Presidentja von der Leyen njoftoi në fjalimin e saj mbi gjendjen e Bashkimit se së shpejti do të propozojmë udhërrëfyes për kandidatët më të avancuar”, shtoi ajo.

”Ata do të përcaktojnë një listë të qartë prioritetesh: afate kohore dhe rezultate konkrete për të ndihmuar kandidatët më të avancuar që të përfundojnë reformat e nevojshme”, thekson Kos.

”Kjo qartësi do të na ndihmojë të përgatitemi për të shfrytëzuar vrullin e zgjerimit dhe për të forcuar Bashkimin tonë”, përfundon ajo./ a.jor.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.