☁️
Tiranë 10°C · Vranët 02 Nëntor 2026
S&P 500 7,580 ▼1.82%
DOW 51,770 ▼1.09%
NASDAQ 25,437 ▼2.86%
NAFTA 100.63 ▼3.35%
ARI 3,923 ▲0.61%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1160 EUR/GBP 0.8335 EUR/CHF 0.9201 EUR/ALL 90.9858 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5272 EUR/TRY 55.7239 EUR/JPY 175.80 EUR/CAD 1.5587 EUR/USD 1.1160 EUR/GBP 0.8335 EUR/CHF 0.9201 EUR/ALL 90.9858 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5272 EUR/TRY 55.7239 EUR/JPY 175.80 EUR/CAD 1.5587
₿ CRYPTO
BTC $78,203 ▲ +0.22% ETH $2,285 ▲ +0.6% XRP $1.2507 ▼ -0.31% SOL $94.4000 ▼ -1.47%
S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 100.63 ▼3.35 % ARI 3,923 ▲0.61 % S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 100.63 ▼3.35 % ARI 3,923 ▲0.61 %
EUR/USD 1.1160 EUR/GBP 0.8335 EUR/CHF 0.9201 EUR/ALL 90.9858 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5272 EUR/TRY 55.7239 EUR/JPY 175.80 EUR/CAD 1.5587 EUR/USD 1.1160 EUR/GBP 0.8335 EUR/CHF 0.9201 EUR/ALL 90.9858 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5272 EUR/TRY 55.7239 EUR/JPY 175.80 EUR/CAD 1.5587
02 Nën 2026
Breaking
Kosova

Berisha në Kuvend: Vuçiq dhe argati i tij Edi Rama janë përgjegjës për atë që ndodhi në Hagë

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, tha se Aleksandar Vuçiç dhe Edi Rama janë përgjegjës për dënimin në Hagë të ish-drejtuesve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

“Në qoftë se ka njeri më përgjegjës direkt për atë që ndodhi, është Aleksandër Vuçiç dhe argati i tij Edi Rama”, tha Berisha gjatë fjalës së tij në Parlament, përcjell A2 CNN.

“Ku e keni tani, e keni parë të çelë ndonjë gojë, më thoni pak çfarë tha ai? Thuaj çfarë fjale ka shqiptuar?

Apo ai ministri i tij? Se u zhdukën këta. Këta sjellin këtë, që ky ka imunitet të vjedhë ditë e natë dhe thotë faleminderit, më lini të vjedh më shumë. Ky që kam këtu. Se ky mobilizon të gjithë familjen, u jep kompani”.

Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, u shpall të mërkurën fajtor për krime lufte nga Gjykata Speciale për krimet e luftës në Kosovë. Thaçi, 58 vjeç, u dënua me 25 vjet burg për krime, përfshirë vrasje, torturë dhe ndalim të paligjshëm, të kryera kur ai ishte komandant i lartë i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) gjatë prillit 1998 dhe 20 qershorit 1999, kur Kosova po luftonte për t’u shkëputur nga Serbia.

Në vendimin e dhënë Gjykata tha se Thaçi u shpall fajtor për vrasjen e 96 kundërshtarëve politikë dhe personave të konsideruar bashkëpunëtorë të forcave serbe të sigurisë, të kryera nga pjesëtarë të UÇK-së gjatë konfliktit.

Për akuza të ngjashme, u dënua me 25 vite burg edhe Jakup Krasniqi. Kadri Veseli u dënua me 18 vite burg ndërsa Rexhep Selimi u dënua me 13 vite burg./a2cnn/

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.