☁️
Tiranë 10°C · Vranët 02 Nëntor 2026
S&P 500 7,580 ▼1.82%
DOW 51,770 ▼1.09%
NASDAQ 25,437 ▼2.86%
NAFTA 100.70 ▼3.28%
ARI 3,923 ▲0.61%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1160 EUR/GBP 0.8335 EUR/CHF 0.9201 EUR/ALL 90.9858 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5272 EUR/TRY 55.7239 EUR/JPY 175.80 EUR/CAD 1.5587 EUR/USD 1.1160 EUR/GBP 0.8335 EUR/CHF 0.9201 EUR/ALL 90.9858 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5272 EUR/TRY 55.7239 EUR/JPY 175.80 EUR/CAD 1.5587
₿ CRYPTO
BTC $78,246 ▲ +0.34% ETH $2,287 ▲ +0.75% XRP $1.2515 ▼ -0.21% SOL $94.4800 ▼ -1.35%
S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 100.70 ▼3.28 % ARI 3,923 ▲0.61 % S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 100.70 ▼3.28 % ARI 3,923 ▲0.61 %
EUR/USD 1.1160 EUR/GBP 0.8335 EUR/CHF 0.9201 EUR/ALL 90.9858 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5272 EUR/TRY 55.7239 EUR/JPY 175.80 EUR/CAD 1.5587 EUR/USD 1.1160 EUR/GBP 0.8335 EUR/CHF 0.9201 EUR/ALL 90.9858 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5272 EUR/TRY 55.7239 EUR/JPY 175.80 EUR/CAD 1.5587
02 Nën 2026
Breaking
Bota

FOKUS – Kina kundërshton ligjin amerikan të sanksioneve ndaj blerësve të energjisë ruse

PEKIN, 17 shtator /ATSH-DPA/ – Kina ka kritikuar sot legjislacionin e ri amerikan për sanksionet ndaj Rusisë, i cili mund të ketë ndikim të rëndësishëm edhe te Pekini, një nga blerësit kryesorë të energjisë ruse.

Ligji, i miratuar tashmë nga të dyja dhomat e Kongresit amerikan, pritet t’i dërgohet presidentit Donald Trump për nënshkrim.

Ai i jep presidentit autoritetin të vendosë tarifa deri në 100% ndaj vendeve që blejnë sasi të mëdha nafte dhe gazi nga Rusia.

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme kineze, Guo Jiakun, tha se Kina mban “marrëdhënie normale ekonomike dhe tregtare me të gjitha vendet e botës mbi bazën e barazisë dhe përfitimit të ndërsjellë”.

Sipas tij, bashkëpunimi ekonomik i Kinës me vendet e tjera nuk drejtohet kundër ndonjë pale të tretë dhe këto vende nuk duhet të ndërhyjnë apo të ushtrojnë presion mbi të.

Pekini kundërshton gjithashtu zbatimin jashtë territorit të ligjeve amerikane, veçanërisht kur, sipas tij, këto masa nuk kanë bazë në të drejtën ndërkombëtare dhe nuk janë autorizuar nga Këshilli i Sigurimit i OKB-së.

Ligji synon të kufizojë aftësinë e Rusisë për të financuar luftën kundër Ukrainës.

Përveç sanksioneve të drejtpërdrejta ndaj zyrtarëve dhe kompanive ruse, ai parashikon masa kundër eksporteve ruse të naftës dhe gazit.

Presidenti Trump mund të vendosë tarifa deri në 100% ndaj importeve nga vendet që renditen ndër pesë blerësit më të mëdhenj të naftës bruto ose gazit natyror rus dhe vazhdojnë këto blerje. /Ad.Ab./ a.jor.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.