🌤️
Tiranë 10°C · Kryesisht kthjellët 13 Tetor 2026
S&P 500 7,805 ▼0.02%
DOW 51,670 ▼0.35%
NASDAQ 27,204 ▼0.15%
NAFTA 94.96 ▲1.3%
ARI 4,182 ▼0.22%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1171 EUR/GBP 0.8451 EUR/CHF 0.9313 EUR/ALL 91.6693 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3987 EUR/TRY 55.1128 EUR/JPY 177.09 EUR/CAD 1.5944 EUR/USD 1.1171 EUR/GBP 0.8451 EUR/CHF 0.9313 EUR/ALL 91.6693 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3987 EUR/TRY 55.1128 EUR/JPY 177.09 EUR/CAD 1.5944
₿ CRYPTO
BTC $83,183 ▲ +0.1% ETH $2,506 ▼ -0.75% XRP $1.3714 ▲ +0.08% SOL $107.2300 ▼ -1.25%
S&P 500 7,805 ▼0.02 % DOW 51,670 ▼0.35 % NASDAQ 27,204 ▼0.15 % NAFTA 94.96 ▲1.3 % ARI 4,182 ▼0.22 % S&P 500 7,805 ▼0.02 % DOW 51,670 ▼0.35 % NASDAQ 27,204 ▼0.15 % NAFTA 94.96 ▲1.3 % ARI 4,182 ▼0.22 %
EUR/USD 1.1171 EUR/GBP 0.8451 EUR/CHF 0.9313 EUR/ALL 91.6693 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3987 EUR/TRY 55.1128 EUR/JPY 177.09 EUR/CAD 1.5944 EUR/USD 1.1171 EUR/GBP 0.8451 EUR/CHF 0.9313 EUR/ALL 91.6693 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3987 EUR/TRY 55.1128 EUR/JPY 177.09 EUR/CAD 1.5944
13 Tet 2026
Breaking
Bota

BRUKSEL – Sulmet ndaj anijeve në Detin e Zi, Rutte: NATO do të monitorojë situatën dhe do të forcojë mbrojtjen

BRUKSEL, 13 tetor /ATSH-AFP/- NATO do të vazhdojë të monitorojë situatën e sigurisë në Detin e Zi dhe të përshtatë masat e saj të parandalimit dhe mbrojtjes sipas nevojës, pas sulmeve me dronë ndaj dy anijeve tregtare pranë brigjeve të Bullgarisë, ku 11 anëtarë të ekuipazhit rezultojnë të zhdukur.

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, deklaroi sotcse Aleanca do të vijojë bashkëpunimin e ngushtë me aleatët në rajonin e Detit të Zi.

Në një reagim në rrjetin social X, pas një bisede me kryeministrin bullgar Rumen Radev, Rutte theksoi se NATO e ka forcuar tashmë praninë e saj përgjatë krahut lindor.

“Bisedova me kryeministrin bullgar Rumen Radev për sulmet e fundit ndaj anijeve tregtare në Detin e Zi. NATO do të vazhdojë të bashkëpunojë ngushtë me aleatët tanë në Detin e Zi. Ne e kemi forcuar tashmë praninë tonë përgjatë krahut lindor dhe do të vazhdojmë të monitorojmë situatën e sigurisë, duke përshtatur masat tona të parandalimit dhe mbrojtjes sipas nevojës”, shkroi Rutte.

Deklarata e tij vjen pas sulmit me dronë ndaj dy anijeve tregtare pranë bregdetit bullgar, një tjetër incident që shton shqetësimet për sigurinë e lundrimit në Detin e Zi, në kontekstin e luftës së Rusisë kundër Ukrainës.

Sulmet ndodhën gjatë natës së djeshme dhe në orët e para të mëngjesit të sotëm.

Sipas autoriteteve bullgare, njëra prej anijeve u godit nga tre dronë, ndërsa një anije e dytë u godit pak më vonë dhe u mbyt.

Anija tregtare “Chelsea 3”, e regjistruar me flamurin e Maltës dhe në pronësi ukrainase, u godit nga tre dronë ajrorë.

Të 15 anëtarët e ekuipazhit, shtatë shtetas ukrainas dhe tetë shtetas azerbajxhanas, u evakuuan dhe u dërguan në portin e Varnës. Pesë prej tyre morën ndihmë mjekësore.

Anija tjetër, “HS Dignity”, që lundronte me flamurin e Guinesë-Bisau, u mbyt pranë fshatit Krapets, në veri të bregdetit bullgar, afër kufirit me Rumaninë.

Pesë anëtarë të ekuipazhit u shpëtuan, ndërsa 11 të tjerë rezultonin të zhdukur në det.

Kryeministri bullgar, Rumen Radev, e cilësoi sulmin të papranueshëm dhe tha se vendi i tij nuk kishte prova përfundimtare për të përcaktuar se kush qëndronte pas tij.

Megjithatë, ai vuri në dukje se pasojat e sulmeve ishin në favor të Rusisë.

Radev njoftoi gjithashtu se do të thërriste ambasadoren ruse për bisedime në Sofje.

Ministri i Jashtëm i Ukrainës, Andrii Sybiha, fajësoi Rusinë për sulmet, duke deklaruar se ato tregonin shpërfillje të qëllimshme për jetën e civilëve dhe sigurinë detare në Detin e Zi.

Radev zhvilloi biseda telefonike me von der Leyen dhe Rutte, duke kërkuar mbështetjen e tyre për forcimin e mbikëqyrjes së hapësirës ajrore dhe ujërave detare bullgare.

Ministrat e Mbrojtjes të Bullgarisë, Rumanisë dhe Turqisë diskutuan gjithashtu situatën e sigurisë në rajon.

Incidentet e fundit shtojnë shqetësimet për përhapjen e pasojave të luftës Rusi–Ukrainë në transportin tregtar në Detin e Zi.

Sulmet ndaj anijeve civile janë shtuar gjatë muajve të fundit, duke rritur rreziqet për ekuipazhet dhe tregtinë detare.

Javën e kaluar, një tjetër sulm me dronë në zonën ekskluzive ekonomike të Bullgarisë në Detin e Zi shkaktoi mbytjen e një anijeje dhe zhdukjen e 10 marinarëve, nëntë sirianë dhe një egjiptian.

Edhe në atë rast, autoritetet nuk kishin përcaktuar përfundimisht përgjegjësinë për sulmin.

Bullgaria, anëtare e Bashkimit Evropian dhe NATO-s, ndodhet në bregun perëndimor të Detit të Zi, një korridor i rëndësishëm për transportin e mallrave dhe grurit.

Përshkallëzimi i sulmeve ndaj anijeve tregtare po shton shqetësimet për sigurinë e lundrimit dhe furnizimet ushqimore ndërkombëtare. /

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.