🌤️
Tiranë 10°C · Kryesisht kthjellët 13 Tetor 2026
S&P 500 7,805 ▼0.02%
DOW 51,670 ▼0.35%
NASDAQ 27,204 ▼0.15%
NAFTA 94.79 ▲1.12%
ARI 4,184 ▼0.15%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1171 EUR/GBP 0.8451 EUR/CHF 0.9313 EUR/ALL 91.6693 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3987 EUR/TRY 55.1128 EUR/JPY 177.09 EUR/CAD 1.5944 EUR/USD 1.1171 EUR/GBP 0.8451 EUR/CHF 0.9313 EUR/ALL 91.6693 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3987 EUR/TRY 55.1128 EUR/JPY 177.09 EUR/CAD 1.5944
₿ CRYPTO
BTC $83,416 ▲ +0.61% ETH $2,511 ▼ -0.08% XRP $1.3705 ▲ +0.32% SOL $107.1600 ▼ -0.93%
S&P 500 7,805 ▼0.02 % DOW 51,670 ▼0.35 % NASDAQ 27,204 ▼0.15 % NAFTA 94.79 ▲1.12 % ARI 4,184 ▼0.15 % S&P 500 7,805 ▼0.02 % DOW 51,670 ▼0.35 % NASDAQ 27,204 ▼0.15 % NAFTA 94.79 ▲1.12 % ARI 4,184 ▼0.15 %
EUR/USD 1.1171 EUR/GBP 0.8451 EUR/CHF 0.9313 EUR/ALL 91.6693 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3987 EUR/TRY 55.1128 EUR/JPY 177.09 EUR/CAD 1.5944 EUR/USD 1.1171 EUR/GBP 0.8451 EUR/CHF 0.9313 EUR/ALL 91.6693 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3987 EUR/TRY 55.1128 EUR/JPY 177.09 EUR/CAD 1.5944
13 Tet 2026
Breaking
Kronika

“Nuk dal me fytyrë sepse jam në punë”, flet protestuesi: Erdha për të ardhmen e fëmijës tim

Gazetarja Enkelejda Mema ka raportuar nga protesta në Tiranë duke shpjeguar se tensionet po vijojnë ende tashmë edhe në rrugë të tjera të vendit, duke vazhduar përdorimi i gazit lotsjellës.

“Ka pasur mjaft përplasje mes policisë dhe protestuesve. Policia arriti që protestuesit t’i shtyjë drejt Pazarit të Ri. Tashmë kryqëzimi është i lirë si nga protestuesit ashtu dhe nga forcat e policisë. Përdorimi i gazit lotësjellës tashmë është i zakonshëm dhe për të larguar protestuesit është mënyra e vetme që po përdor policia.

Ekipet zjarrfikëse janë gjithë kohën në dispozicion për shkak të disa zjarreve që vendosen përgjatë rrugëve dhe kryesisht janë te koshat e plehrave”, tha ajo.

Më tej, në një prononcim të shkurtër ka folur një qytetar i cili ka shprehur dhe mbështetjen ndaj çdo protestuesi sot. I riu thekson se revolta e tij qëndron për të ardhmen e fëmijës së tij, duke preferuar të mos shfaqet me imazh për shkak të punës që ka.

“Protestova për të ardhmen e fëmijës tim. Nuk jam student, jam një familjar, kam një fëmijë të vogël. Po shoh që policia po përdor dhunën edhe ndaj protestuesve që nuk janë të shumtë, vetëm vërsulen dhe pa pikë provokimi. Vetëm godasin, shkopa, goma. Unë jam 29 vjeç. Sot në protestë kam ardhur që nga ora 6-7, duke parë se si po shkonte protesta, mendova që të vija dhe të mbështesja turmën. Nuk dua të dal me fytyrë sepse jam në një punë, biznes”, tha ai.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.