⛅
Tiranë 7°C · Pjesërisht vranët 07 Nëntor 2026
S&P 500 7,377 ▲0.31%
DOW 51,286 ▼0.46%
NASDAQ 24,579 ▲1.09%
NAFTA 90.34 ▼0.2%
ARI 4,080 ▼0.83%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1230 EUR/GBP 0.8341 EUR/CHF 0.9162 EUR/ALL 90.9375 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5811 EUR/TRY 56.2509 EUR/JPY 177.22 EUR/CAD 1.5708 EUR/USD 1.1230 EUR/GBP 0.8341 EUR/CHF 0.9162 EUR/ALL 90.9375 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5811 EUR/TRY 56.2509 EUR/JPY 177.22 EUR/CAD 1.5708
₿ CRYPTO
BTC $76,030 ▲ +0.2% ETH $2,243 ▲ +0.4% XRP $1.1802 ▼ -3.36% SOL $90.2400 ▲ +0.49%
S&P 500 7,377 ▲0.31 % DOW 51,286 ▼0.46 % NASDAQ 24,579 ▲1.09 % NAFTA 90.34 ▼0.2 % ARI 4,080 ▼0.83 % S&P 500 7,377 ▲0.31 % DOW 51,286 ▼0.46 % NASDAQ 24,579 ▲1.09 % NAFTA 90.34 ▼0.2 % ARI 4,080 ▼0.83 %
EUR/USD 1.1230 EUR/GBP 0.8341 EUR/CHF 0.9162 EUR/ALL 90.9375 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5811 EUR/TRY 56.2509 EUR/JPY 177.22 EUR/CAD 1.5708 EUR/USD 1.1230 EUR/GBP 0.8341 EUR/CHF 0.9162 EUR/ALL 90.9375 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5811 EUR/TRY 56.2509 EUR/JPY 177.22 EUR/CAD 1.5708
07 Nën 2026
Breaking
Europa

Demonstratat e dhunshme në Paris, mijëra studentë dalin në protesta në të gjithë Francën

Dhuna ka shpërthyer të martën në Paris, ndërsa dhjetëra mijëra persona iu bashkuan protestave të zhvilluara në të gjithë Francën kundër kushteve në sistemin arsimor.

Demonstratat, të nisura në shtator nga nxënësit e shkollave të mesme për të kundërshtuar mungesën e mësuesve, kushtet e dobëta në ambientet shkollore dhe klasat e mbipopulluara, janë intensifikuar gjatë javës së fundit.

Sipas Ministrisë së Brendshme franceze, rreth 161 500 persona morën pjesë në tubimet e së martës, ndërsa organizatat sindikale pretendojnë se numri i protestuesve arriti në rreth 480 000.

Në kryeqytetin francez, gazetarët e agjencisë AFP raportuan për makina të përfshira nga flakët, përdorimin e gazit lotsjellës nga policia dhe ngritjen e barrikadave të improvizuara nga protestuesit për të bllokuar rrugët. Pamjet nga vendngjarja tregojnë gjithashtu efektivë që përdorin topa uji, ndërsa disa protestues hedhin objekte në drejtim të tyre.

Ndërkohë, shumica e protestave të tjera të zhvilluara në Francë raportohet se kanë qenë paqësore.

Përballja mes protestuesve dhe forcave të rendit ka nxitur reagime edhe nga organizatat për të drejtat e njeriut, të cilat kanë ngritur shqetësime për përdorimin e tepruar të forcës nga policia, pas raportimeve për lëndime të studentëve.

Anne Savinel-Barras, presidente e Amnesty International France, u ka bërë thirrje autoriteteve franceze të garantojnë sigurinë e të rinjve që marrin pjesë në demonstrata.

“Autoritetet duhet të sigurojnë sigurinë dhe mbrojtjen e tyre, si dhe të lehtësojnë ushtrimin e së drejtës për të protestuar në mënyrë paqësore”, deklaroi ajo, duke theksuar se çdo ndërhyrje policore duhet të jetë e ligjshme, e domosdoshme dhe proporcionale.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.