Protesta në Tiranë, Avokati i Popullit dërgon ekip në Spitalin e Traumës
Një ekip i Avokatit të Popullit ka mbërritur në Spitalin e Traumës në Tiranë për të takuar personat e lënduar gjatë protestës së zhvilluar përpara Ministrisë së Arsimit.
Përfaqësuesit e institucionit po mbledhin dëshmi nga personat e lënduar dhe stafi mjekësor, me qëllim dokumentimin e rrethanave të ngjarjes dhe pasojave të protestës.
Prej disa orësh në Tiranë vijon protesta e nisur fillimisht para Ministrisë së Arsimit dhe e përhapur më tej ne disa zonë të kryeqytetit. Të paktën 13 persona kanë mbetur të lënduar nga përplasjet në këtë protestë.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.