Bruksel, takohen shefat e Shtabeve të Përgjithshme të Turqisë dhe SHBA-së
Shefi i Përgjithshëm i Ushtrisë së Republikës së Turqisë gjenerali Hulusi Akar sot në Bruksel do të takohet me shefin e Shtabit të Përgjithshëm të ushtrisë së SHBA-së, gjeneralin Joseph Dunford.
Sipas informacioneve që ka marrë gazetari i AA-së, Akar udhëtoi për në Bruksel ku do të marrë pjesë në takimin e Këshillit Ushtarak të Shefave të Shtabeve të Përgjithshme të NATO-s.
Akar me këtë rast në Bruksel do të ketë një sërë takimesh dypalëshe, prej të cilëve më i rëndësishmi është ai me homologun e tij amerikan Joseph Dunford.
Takimi do të mbahet para operacionit të mundshëm të forcave turke në qytetin Arfin të Sirisë, ndërsa pritet që Akar dhe Dunford të diskutojnë rreth zhvillimeve në Siri dhe problemeve të sigurisë në Siri.
Gjithashtu një nga pikat e rëndësishme të bisedës mes Akar dhe Dunford do të jetë edhe paralajmërimi i SHBA-së, se koalicioni ndërkombëtar kundër DEASH-it, i udhëhequr nga SHBA, me Forcat Demokratike Siriane (SDG), grupi i cili kontrollohet nga organizata terroriste PKK/PYD, do të krijojnë një forcë të re të sigurisë kufitare (BSF) prej 30 mijë pjesëtarësh.
Akar më parë ka zhvilluar një takim edhe me komandantin e Lartë të NATO-s për Evropën, gjeneralin Curtis Scaparrotti.