☁️
Tiranë 7°C · Vranët 07 Nëntor 2026
S&P 500 7,377 ▲0.31%
DOW 51,286 ▼0.46%
NASDAQ 24,579 ▲1.09%
NAFTA 90.34 ▼0.2%
ARI 4,080 ▼0.83%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733 EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733
₿ CRYPTO
BTC $75,855 ▲ +0.29% ETH $2,244 ▲ +0.66% XRP $1.1539 ▼ -3.94% SOL $89.9600 ▲ +0.74%
S&P 500 7,377 ▲0.31 % DOW 51,286 ▼0.46 % NASDAQ 24,579 ▲1.09 % NAFTA 90.34 ▼0.2 % ARI 4,080 ▼0.83 % S&P 500 7,377 ▲0.31 % DOW 51,286 ▼0.46 % NASDAQ 24,579 ▲1.09 % NAFTA 90.34 ▼0.2 % ARI 4,080 ▼0.83 %
EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733 EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733
07 Nën 2026
Breaking
Maqedonia e Veriut

Shekerinska: Vizita e Stoltenberg-ut tregon se jemi në rrugën e duhur

Ministrja e Mbrojtjes e Republikës së Maqedonisë, Radmilla Shekerinska, para vizitës së Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg, deklaroi se “Maqedonia ka çfarë t’i tregojë kreut të Aleancës veri-atlantike, për shkak se në gjashtë muajt e fundit Maqedonia ka arritur më shumë se vitet e mëparshme”.

Shekerinska, në konferencën për media të mbajtur në Qeverinë e Maqedonisë, tha se vizitën e Stoltenbergu-ut e shohin si një mundësi për të paraqitur vendin në një dritë më ndryshe, siç theksoi ajo, si një vend që zgjidh problemet e saj dhe që punon në prioritetin e saj, anëtarësimin në NATO dhe Bashkimin Evropian (BE).

“Vizita e Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s në Maqedoni është një mesazh në vetvete. Kjo tregon se në këto gjashtë muajt e fundit kemi arritur të kthejmë Maqedoninë në rrugën euro-atlantike. Ne kemi arritur të neutralizojmë të gjithë ato lajme dhe informacione të pahijshme që në vazhdimësi vinin në Maqedoni vitet e fundit. Kemi arritur të hapim një mundësi të re për Maqedoninë”, deklaroi Shekerinska.

Ajo theksoi se qëllimi kryesor i vizitës së Sekretarit të NATO-s në Maqedoni është që të dëgjojë nga vet Maqedonia çfarë është ajo që kemi punuar, por edhe të dëgjojë planet e ardhshme të këtij vendi.

Duke u fokusuar në fushën e mbrojtjes, ministrja Shekerinska tha se ky institucion ka me çfarë të lëvdohet. Ajo përmendi rritjen e buxhetit të mbrojtjes dhe pjesëmarrjes në misionin e NATO-s në Afganistan si dhe politikën e transparencës dhe integritetit, gjë për të cilën theksoi se tregon se vendi për të qenë anëtare së pari duhet të sigurojë integritetin, transparencën dhe llogaridhënien në funksioninimin e tij.

Lidhur me kontekstin e emrit mes Maqedonisë dhe Greqisë, ministrja e Mbrojtjes vuri në dukje se kjo çështje u bë një nga problemet e shumta që NATO i përmendi në raportin e fundit dhe se praktikisht nga viti 2014 deri më sot, ajo listë e problemeve është bërë mjaft e gjatë.

“Sekretari i përgjithshëm nuk do të zgjidh problemin me emrit. Sekretari i përgjithshëm do të dërgojë mesazhin se kur një shtet dëshiron të bëhet anëtar i NATO-s dhe i tërheq lëvizjet e duhura, garanton sundimin e ligjit, i garanton vlerat themelore të NATO-s, që më pas ta fitojë mundësinë për t’u bashkuar me NATO-n”, tha Shekerinska.

Në konferencën e sotme për media, Shekerinska informoi publikun për transparencën, sipas saj, më të madhe në punën dhe funksionimin e Ministrisë së Mbrojtjes. Ajo theksoi se transparenca nënkupton përgjegjësi dhe se përgjegjësia nënkupton integritet më të lartë, që është një nga kriteret politike kyçe që NATO e vendos si një angazhim ndaj shteteve anëtare të saj.

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, të mërkurën dhe të enjten do të vizitojë Maqedoninë, ku do të zhvillojë takime me krerët shtetëror. Ai mesditen e të enjtes është paraparë të mbajë një fjalim para deputetëve në Kuvend, ndërsa pasdite do të adresohet në një konferencë të përbashkët për media me kryeministrin Zoran Zaev.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.