☀️
Tiranë 16°C · Kthjellët 27 Tetor 2026
S&P 500 7,677 ▲0.7%
DOW 52,362 ▲0.28%
NASDAQ 26,169 ▲0.82%
NAFTA 101.85 ▲0.09%
ARI 4,015 ▼0.57%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8379 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.8576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5539 EUR/TRY 55.6656 EUR/JPY 176.09 EUR/CAD 1.5672 EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8379 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.8576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5539 EUR/TRY 55.6656 EUR/JPY 176.09 EUR/CAD 1.5672
₿ CRYPTO
BTC $79,552 ▼ -1.13% ETH $2,301 ▼ -1.36% XRP $1.2926 ▲ +0.19% SOL $99.3600 ▼ -2.15%
S&P 500 7,677 ▲0.7 % DOW 52,362 ▲0.28 % NASDAQ 26,169 ▲0.82 % NAFTA 101.85 ▲0.09 % ARI 4,015 ▼0.57 % S&P 500 7,677 ▲0.7 % DOW 52,362 ▲0.28 % NASDAQ 26,169 ▲0.82 % NAFTA 101.85 ▲0.09 % ARI 4,015 ▼0.57 %
EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8379 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.8576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5539 EUR/TRY 55.6656 EUR/JPY 176.09 EUR/CAD 1.5672 EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8379 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.8576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5539 EUR/TRY 55.6656 EUR/JPY 176.09 EUR/CAD 1.5672
27 Tet 2026
Breaking
Kosova

Bugajski: Asnjë përbërje e Qeverisë s’do ta ndalë Specialen

Janusz Bugajski, njohës i çështjeve politike në Ballkan, gjatë një interviste ekskluzive për gazetën “Zëri” ka deklaruar se procesi i Gjykatës Speciale do të vazhdojë pa marrë parasysh përbërjen e qeverisë së re, duke hedhur poshtë kështu spekulimet se bashkimi i “Krahut të luftës” në koalicion parazgjedhor do të jetë pengesë për këtë Gjykatë.

Procesi i Gjykatës Speciale do të vazhdojë pa marrë parasysh përbërjen e qeverisë së re në Kosovë, kështu ka thënë gjatë një interviste për gazetën “Zëri” bashkëpunëtori i lartë i Qendrës për Analizën e Politikave Evropiane (CEPA) në Uashington DC dhe njohësi i proceseve politike në Ballkan, Janusz Bugajski.

Megjithatë, ai ka shtuar se edhe pse procesi do të zgjatet, ai duhet të fokusohet dhe të sigurojë prova të besueshme për krimet e luftës individuale dhe të mos kërkojë të diskreditojë vetë UÇK-në apo luftën e armatosur të Kosovës për çlirimin kombëtar.

Më tutje në intervistën e tij Bugajski ka thënë se çdo pengesë në punën e Gjykatës Speciale apo ndonjë manipulimi i dëshmitarëve do të kishte një ndikim negativ jo vetëm në qeveri, por edhe në përparimin e Kosovës drejt njohjes ndërkombëtare dhe integrimit institucional ndërkombëtar.

Duke folur rreth zgjedhjeve të 11 qershorit, Bugajski ka thënë se zgjedhjet janë zakonisht zgjidhjet më racionale kur ka bllokadë politike dhe kur qeveria është nën nivelet e saj të performancës.

Megjithatë, ka shtuar se Kosova mund të përballet me një skenar më pak pozitiv nëse qeveria dështon që t’i përmbushë premtimet e saj. Krejt në fund, Bugajski ka folur edhe për mundësinë e ndikimit rus në zgjedhjet e 11 qershorit. Sipas tij, secila parti në Kosovë duhet t’i kontrollojë në mënyrë të përpiktë aktivistët e saj dhe mediet për të pastruar veten nga paratë ruse që janë investuar në çfarëdo rasti për profit politik dhe strategjik.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.