Tiranë 22°C · Pjesërisht vranët 21 May 2026
S&P 500 7,433 ▲1.08%
DOW 50,009 ▲1.31%
NASDAQ 26,270 ▲1.54%
NAFTA 99.38 ▲1.14%
ARI 4,522 ▼0.29%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1614 EUR/GBP 0.8653 EUR/CHF 0.9156 EUR/ALL 95.4232 EUR/MKD 61.6970 EUR/RSD 117.4126 EUR/TRY 52.9969 EUR/JPY 184.62 EUR/CAD 1.5974 EUR/USD 1.1614 EUR/GBP 0.8653 EUR/CHF 0.9156 EUR/ALL 95.4232 EUR/MKD 61.6970 EUR/RSD 117.4126 EUR/TRY 52.9969 EUR/JPY 184.62 EUR/CAD 1.5974
₿ CRYPTO
BTC $77,914 ▲ +0.82% ETH $2,135 ▲ +0.28% XRP $1.3762 ▲ +0.59% SOL $86.6600 ▲ +2.22%
S&P 500 7,433 ▲1.08 % DOW 50,009 ▲1.31 % NASDAQ 26,270 ▲1.54 % NAFTA 99.38 ▲1.14 % ARI 4,522 ▼0.29 % S&P 500 7,433 ▲1.08 % DOW 50,009 ▲1.31 % NASDAQ 26,270 ▲1.54 % NAFTA 99.38 ▲1.14 % ARI 4,522 ▼0.29 %
EUR/USD 1.1614 EUR/GBP 0.8653 EUR/CHF 0.9156 EUR/ALL 95.4232 EUR/MKD 61.6970 EUR/RSD 117.4126 EUR/TRY 52.9969 EUR/JPY 184.62 EUR/CAD 1.5974 EUR/USD 1.1614 EUR/GBP 0.8653 EUR/CHF 0.9156 EUR/ALL 95.4232 EUR/MKD 61.6970 EUR/RSD 117.4126 EUR/TRY 52.9969 EUR/JPY 184.62 EUR/CAD 1.5974
21 May 2026
Breaking
Sporti

Bujar Pllana dhe Stavri Pilo, gjithçka duhet të dini mbi dy debutuesit kuqezinj

Në prag të një ndeshjeje vendimtare për rrugëtimin drejt Botërorit 2026, kombëtarja shqiptare vjen me risi interesante në listën e saj. Trajneri Sylvinho ka vendosur të besojë te dy emra të rinj, duke dhënë një sinjal të qartë rinovimi dhe konkurrence brenda grupit kuqezi për “play off”-in ndaj Polonisë më 26 mars.

Bëhet fjalë për Bujar Pllana dhe Stavro Pilo, dy futbollistë që për herë të parë marrin ftesën nga kuqezinjtë. Njëri ëshjtë mbrojtës i fuqishëm dhe fizik, që po rritet në kampionatin polak, tjetri një profil modern krahu me prirje sulmuese, që ka spikatur në Greqi.

Dy histori të ndryshme, por me një objektiv të përbashkët: të bindin stafin teknik dhe të fitojnë hapësirë në një moment kyç për Shqipërinë.

 

PROFILI I LOJTARËVE
Bujar Pllana
Klub aktual: Lechia Gdańsk (Poloni, “Ekstraklasa”)
Mosha: 24 vjeç
Pozicioni: Qendërmbrojtës
Gjatësia: 1.90 m

Statistikat 2025-2026
839 minuta të luajtura
0 gola / 0 asistime
3 kartonë të verdhë
Nota mesatare: 6.4
Pllana ka qenë pjesë e rregullt e rotacionit në ekipin ku bën pjesë, me disa ndeshje si titullar dhe të tjera të nisura nga stoli.

Karriera
Trepça ‘89
Feronikeli (35 ndeshje)
Prishtina (40 ndeshje, 4 gola)
Slaven Belupo (Kroaci)
Lechia Gdańsk (nga viti 2024)

Me kombëtaret
Ish-lojtar i Kosovës U-21
Ka marrë lejen nga FIFA për të përfaqësuar Shqipërinë (2026)

STAVROS PILIOS < PLAYERS' PHOTOS | AEK F.C. Official Web Site

Stavro Pilo
Klub aktual: AEK Athens (Greqi)
Mosha: 25 vjeç
Pozicioni: Mbrojtës i majtë

Statistikat (deri tani në karrierë)
62 ndeshje me AEK
1 gol
7 asistime
4 asistime vetëm këtë sezon
Një profil ofensiv për krahun e majtë, “alter ego” e Mario Mitajt, me ndikim në fazën sulmuese.

Karriera
Fillimet në Greqi (Ioannina)
Transferimi tek AEK Athens, ku është rritur në nivel

Me kombëtaret
I lindur në Greqi, por me origjinë shqiptare. Ai ka zgjedhur të përfaqësojë Shqipërinë

KONKLUZION
Pllana → profil fizik, mbrojtës klasik, eksperiencë në disa liga.
Pilo → mbrojtës modern krahu, më ofensiv dhe kreativ.
Dy profile komplet të ndryshme, por që i japin opsione të reja Shqipërisë për ndeshjen ndaj Polonisë.

Sylvinho i befason të gjithë, dy debutues për “play-off” e Botërorit 2026. Ja lista kuqezi për Poloninë

The post Bujar Pllana dhe Stavri Pilo, gjithçka duhet të dini mbi dy debutuesit kuqezinj appeared first on Telesport.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.