⛅
Tiranë 19°C · Pjesërisht vranët 13 Tetor 2026
S&P 500 7,807 ▼0.06%
DOW 51,851 ▲0.38%
NASDAQ 27,246 ▼0.44%
NAFTA 92.53 ▼1.29%
ARI 4,210 ▲0.46%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1171 EUR/GBP 0.8451 EUR/CHF 0.9313 EUR/ALL 91.6693 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3987 EUR/TRY 55.1128 EUR/JPY 177.09 EUR/CAD 1.5944 EUR/USD 1.1171 EUR/GBP 0.8451 EUR/CHF 0.9313 EUR/ALL 91.6693 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3987 EUR/TRY 55.1128 EUR/JPY 177.09 EUR/CAD 1.5944
₿ CRYPTO
BTC $83,314 ▼ -0.07% ETH $2,499 ▼ -1.79% XRP $1.3576 ▼ -2.91% SOL $106.1600 ▼ -4.32%
S&P 500 7,807 ▼0.06 % DOW 51,851 ▲0.38 % NASDAQ 27,246 ▼0.44 % NAFTA 92.53 ▼1.29 % ARI 4,210 ▲0.46 % S&P 500 7,807 ▼0.06 % DOW 51,851 ▲0.38 % NASDAQ 27,246 ▼0.44 % NAFTA 92.53 ▼1.29 % ARI 4,210 ▲0.46 %
EUR/USD 1.1171 EUR/GBP 0.8451 EUR/CHF 0.9313 EUR/ALL 91.6693 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3987 EUR/TRY 55.1128 EUR/JPY 177.09 EUR/CAD 1.5944 EUR/USD 1.1171 EUR/GBP 0.8451 EUR/CHF 0.9313 EUR/ALL 91.6693 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3987 EUR/TRY 55.1128 EUR/JPY 177.09 EUR/CAD 1.5944
13 Tet 2026
Breaking
Bota

BULLGARI – 11 të zhdukur pas sulmeve ndaj dy anijeve në Detin e Zi

SOFJE, 13 tetor /ATSH-AFP-BTA/- Sulmet ndaj dy anijeve pranë brigjeve të Bullgarisë kanë shkaktuar zhdukjen e 11 personave në njërën prej tyre, konfirmuan autoritetet rajonale të Dobriçit, në lindje të vendit, bazuar në informacionet paraprake.

“Pesë persona janë shpëtuar, ndërsa 11 të tjerë rezultojnë të zhdukur. Këto janë të dhëna paraprake. Deti është shumë i trazuar”, deklaroi zëdhënësja e administratës rajonale të Dobriçit.

Operacionet e kërkim-shpëtimit zhvillohen në kushte të vështira për shkak të gjendjes së trazuar të detit.

Deri në momentin e raportimit, autoritetet nuk kanë dhënë detaje të mëtejshme mbi identitetin e personave të zhdukur apo rrethanat e plota të sulmeve ndaj dy anijeve.

Kryeministri bullgar Rumen Radev i cilësoi ato si absolutisht të papranueshme.

Pas incidenteve, është mbledhur me urgjencë Këshilli i Sigurisë pranë Këshillit të Ministrave.

Sipas Radevit, një anije rreth 18 milje detare në lindje të qytetit të Bjalas u godit nga tre dronë ajrorë, ndërsa një tjetër, rreth 17 milje detare në lindje të Krapetsit, u godit dhe u fundos.

Për këtë incident të dytë, autoritetet raportuan se një pjesëtar i ekuipazhit u shpëtua.

Anija ”Chelsea 3”, me flamur maltez, e regjistruar në Odesa dhe në pronësi ukrainase, ishte mjeti që kërkoi ndihmë në orën 01:30 të së martës, sipas deklaratës së kryeministrit.

Qendra e Koordinimit të Shpëtimit Detar në Varna reagoi menjëherë, ndërsa ekipet e Policisë Kufitare shpëtuan 15 pjesëtarët e ekuipazhit, shtatë shtetas ukrainas dhe tetë azerë. /Ad.Ab./ a.jor.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.