⛅
Tiranë 20°C · Pjesërisht vranët 13 Tetor 2026
S&P 500 7,807 ▼0.06%
DOW 51,851 ▲0.38%
NASDAQ 27,246 ▼0.44%
NAFTA 92.36 ▼1.47%
ARI 4,207 ▲0.4%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1171 EUR/GBP 0.8451 EUR/CHF 0.9313 EUR/ALL 91.6693 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3987 EUR/TRY 55.1128 EUR/JPY 177.09 EUR/CAD 1.5944 EUR/USD 1.1171 EUR/GBP 0.8451 EUR/CHF 0.9313 EUR/ALL 91.6693 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3987 EUR/TRY 55.1128 EUR/JPY 177.09 EUR/CAD 1.5944
₿ CRYPTO
BTC $83,351 ▲ +0.5% ETH $2,505 ▼ -1.25% XRP $1.3657 ▼ -1.85% SOL $106.7000 ▼ -3.43%
S&P 500 7,807 ▼0.06 % DOW 51,851 ▲0.38 % NASDAQ 27,246 ▼0.44 % NAFTA 92.36 ▼1.47 % ARI 4,207 ▲0.4 % S&P 500 7,807 ▼0.06 % DOW 51,851 ▲0.38 % NASDAQ 27,246 ▼0.44 % NAFTA 92.36 ▼1.47 % ARI 4,207 ▲0.4 %
EUR/USD 1.1171 EUR/GBP 0.8451 EUR/CHF 0.9313 EUR/ALL 91.6693 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3987 EUR/TRY 55.1128 EUR/JPY 177.09 EUR/CAD 1.5944 EUR/USD 1.1171 EUR/GBP 0.8451 EUR/CHF 0.9313 EUR/ALL 91.6693 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3987 EUR/TRY 55.1128 EUR/JPY 177.09 EUR/CAD 1.5944
13 Tet 2026
Breaking
Bota

FOKUS – Çmimi i gazit në Evropë arrin nivelin më të lartë që nga dhjetori 2022

BERLIN, 13 tetor /ATSH-AFP/ – Çmimi i gazit natyror në Evropë u rrit sot në nivelin më të lartë që nga dhjetori i vitit 2022, i ndikuar nga ndërprerjet e furnizimit nga Gjiri dhe rezervat e ulëta të Gjermanisë. Ndërkohë, çmimet e naftës shënuan rënie, pas rritjes së fortë të regjistruar të hënën.

Rreth orës 09:55 GMT, kontrata e së ardhmes për gazin TTF në Holandë, treguesi kryesor i çmimeve të gazit në Evropë, u rrit me 2,17%, duke arritur në 86,19 euro për megavat-orë.

Më herët, çmimi kishte prekur nivelin prej 86,79 eurosh për megavat-orë.

Analistët e bankës ING paralajmëruan se tregjet po përgatiten për një dimër në hemisferën veriore me furnizime të kufizuara me gaz natyror të lëngshëm (GNL) nga Gjiri.

Lufta në Lindjen e Mesme ka ndërprerë një pjesë të prodhimit dhe eksporteve të gazit të lëngshëm nga Katari, duke shtuar pasigurinë për furnizimin me energji.

Humbja e vazhdueshme e një pjese të furnizimeve ka intensifikuar konkurrencën mes blerësve evropianë dhe aziatikë, të cilët mbështeten te importet e gazit.

Kjo situatë ushtron presion në rritje mbi çmimet, në një periudhë kur kërkesa pritet të shtohet me afrimin e dimrit.

Rezervat e gazit në Evropë janë aktualisht të mbushura në masën 73,75%, dukshëm më pak se niveli prej 83% i regjistruar në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar dhe nën mesataren pesëvjeçare prej 89%.

Sipas platformës evropiane AGSI, situata është veçanërisht shqetësuese në Gjermani, ku rezervat janë të mbushura vetëm në masën 59,96%.

Në tregun e naftës, tendenca ishte e kundërt. Rreth orës 10:15 GMT, nafta “Brent “e Detit të Veriut, për dorëzim në dhjetor, ra me 1,92%, duke u tregtuar me 104,60 dollarë për fuçi.

Ndërsa nafta amerikane WTI, për dorëzim në nëntor, humbi 2,08% të vlerës, duke zbritur në 91,79 dollarë për fuçi./ /Ad.Ab./ a.jor.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.