Rajoni
Bullgari: Ish-Ministri i Energjetikës Rumen Ovçarov përsëri dërgohet në gjyq
Ish-Ministri i Energjetikës Rumen Ovçarov do të dërgohet përsëri në gjyq për paaftësi të qëllimshme, që i ka shkaktuar dëme prej 12 mln eurosh minierës më të madhe në Bullgari për nxjerrje nëntokësore qymyrguresh “Mini Bobov Doll”.
Aktakuza kundër tij u parashtrua në Gjykatën e Specializuar Penale.
Të akuzuar janë edhe ish zëvendësja e Ovçarovit, Anna Janeva dhe ish-drejtori ekzekutiv i “Mini Bobov Doll” Pllamen Stefanov.