Tiranë 16°C · Pjesërisht vranët 08 April 2026
S&P 500 6,617 ▲0.08%
DOW 46,584 ▼0.18%
NASDAQ 22,018 ▲0.1%
NAFTA 96.23 ▼14.8%
ARI 4,842 ▲3.36%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1619 EUR/GBP 0.8725 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8456 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3660 EUR/TRY 51.8303 EUR/JPY 185.10 EUR/CAD 1.6132 EUR/USD 1.1619 EUR/GBP 0.8725 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8456 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3660 EUR/TRY 51.8303 EUR/JPY 185.10 EUR/CAD 1.6132
₿ CRYPTO
BTC $71,763 ▲ +4.67% ETH $2,251 ▲ +7.11% XRP $1.3811 ▲ +5.12% SOL $84.4500 ▲ +6%
S&P 500 6,617 ▲0.08 % DOW 46,584 ▼0.18 % NASDAQ 22,018 ▲0.1 % NAFTA 96.23 ▼14.8 % ARI 4,842 ▲3.36 % S&P 500 6,617 ▲0.08 % DOW 46,584 ▼0.18 % NASDAQ 22,018 ▲0.1 % NAFTA 96.23 ▼14.8 % ARI 4,842 ▲3.36 %
EUR/USD 1.1619 EUR/GBP 0.8725 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8456 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3660 EUR/TRY 51.8303 EUR/JPY 185.10 EUR/CAD 1.6132 EUR/USD 1.1619 EUR/GBP 0.8725 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8456 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3660 EUR/TRY 51.8303 EUR/JPY 185.10 EUR/CAD 1.6132
08 Apr 2026
Breaking
Rajoni

BULLGARI – Parlamenti heq ndalimin e importit të grurit ukrainas

Parlamenti bullgar votoi sot për heqjen e ndalimit të importit të grurit ukrainas, duke ndarë rrugët me vende si Polonia dhe Hungaria, të cilat synojnë të vazhdojnë të zbatojnë embargon për mbrojtjen e tregjeve të tyre.

“Shumica pro perëndimore në parlament e mbështeti masën, duke siguruar 124 vota pro nga 240 anëtarët, dhe tetë abstenime”, njoftoi agjencia e lajmeve BTA.

Bashkimi Evropian ka lejuar anëtarët lindorë të mbrojnë tregjet e tyre duke ndaluar importin e grurit të lirë ukrainas për një periudhë të kufizuar. Afati i këtij koncesioni përfundon të premten.

Ministri hungarez i Bujqësisë, Istvan Nagy njoftoi dje se Hungaria do të vendosë në mënyrë autonome një bllok importi për grurin, misrin, farat dhe lulediellin ukrainas, nëse BE-ja nuk e zgjat afatin e koncesionit.

Çështja ka fituar rëndësi që kur Rusia u tërhoq në korrik nga marrëveshja për të lejuar eksportin e grurit ukrainas nëpërmjet porteve të Detit të Zi.

Rusia po kërkon lehtësimin e kufizimeve në eksportet e saj bujqësore përpara se të bjerë dakord për rinovimin e marrëveshjes.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.