Rajoni

BULLGARI – Prokuroria heton burimin e të ardhurave të blerësve të makinave luksoze

Me urdhër të Prokurorit të përgjithshëm filloi kontrollimi i pronarëve të pasurive të shtrenjta të patundshme me vlerë mbi gjysmë milion leva dhe atyre që kanë automjete luksoze, informuan nga Prokuroria.

Prokuroria bullgare njoftoi sot nisjen e një hetimi për burimin e fondeve të pronarëve të 435 automjeteve luksoze në vend, më i varfri i Bashkimit Evropian, ku Sofja mban aktualisht presidencën e radhës.

”Qëllimi është verifikimi i burimit të parave të përdorura për blerjen e këtyre automjeteve, më konkretisht nëse lidhen me evazionin fiskal apo pastrimin e  parave”, tha për median zëdhënësja e prokurorisë së përgjithshme, Roumyana Arnaudova.

Bullgaria, ku të ardhurat mesatare nuk i kalojnë 500 euro në muaj, për një pagë minimale e përcaktuar në 230 euro, numëron 435 automjete luksi të markës Maybach, Bentley, Lamborghini, Rolls-Royce dhe Ferrari.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button