Rajoni

Bullgaria dhe SHBA janë të kënaqur për partneritetin e tyre strategjik

bbbbbNdihmës-sekretari i Shtetit  i SHBA për Evropë dhe Euroazi Victoria Nuland bëri vizitë punë në Bullgari. Në bisedimet e zonjës Nuland me Kryeministrin Bojko Borisov dhe me Presidentin Rosen Plevneliev u shpreh kënaqësi për partneritetin midis dy shteteve dhe për funksionimin e suksesshëm të dy grupeve të punës për zhvillimin e dialogut strategjik në fushën e sigurisë, diversifikimin energjetik, epërsinë e ligjit dhe lidhjet kulturore. Në kontekstin e përpjekjeve ndërkombëtare për frenimin e krizës me migrantët dhe kërcënimet për sigurinë, bashkëbiseduesit shqyrtuan bashkëpunimin  në fushën e mbrojtjes dhe vlerësuan lartë bashkëveprimin midis organeve për ruajtjen e rendit në luftën kundër terrorizimit. Si prioritet kyç në marrëdhëniet e dyanshme u theksua zhvillimi i lidhjeve tregtare-ekonomike dhe tërheqja e më shumë investimeve amerikane në Bullgari.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button