Rajoni

Bullgaria është me qeveri të re, kush është kabineti “Borisov 3”

Në Parlamentin bullgar të enjten është votuar qeveria e re e koalicionit, e cila drejtohet nga partia GERB, lideri i së cilës Bojko Borisov është zgjedhur serish kryeministër. Kjo është hera e tretë në tetë vjetët e fundit që Borisov zgjidhet për kryeministër të Qeverisë së Bullgarisë, transmeton Reuters.

Qeveria “Borisov 3” ka 4 zv/kryeministra dhe 18 ministra. Dy zv/kryeministra i përkasin partisë GERB-i të kryeministrit Borisov dhe dy zv/kryeministra i perkasin kualicionit “Patriotët e Bashkuar” që është në bashkëqeverisje.  “Patriotët e Bashkuar” kanë edhe dy ministri, ministrinë e Ekonomisë dhe ministrinë e ekologjisë.

Qeveria “Borisov 3” ka në përbërje 5 femra ministre, ndër të cilat ministre e Punëve të Jashtme do të jetë Ekaterina Zaharieva. Partia Socialiste, në opozitë votoi kundër qeverisë “Borisov 3”.

Ja kabineti “Borisov 3”

Kryeminister Bojko Borisov

Zëvendëskryeministri – Tomisllav Donçev Peykov

Zëvendëskryeministri për Ekonomike dhe Politika demografike – Valeri Simeonov

Zëvendëskryeministri për rendin publik dhe Ministrit të sigurisë dhe të mbrojtjes – Krasimir Donçev

Zëvendëskryeministri për reformën në drejtësi dhe Ministri i Punëve të Jashtme – Ekaterina Spassova Geçeva – Zaharieva

Ministri i Financave – Vladislav Ivanov Goranov

Ministri i Brendshëm – Valentin Ivanov Radev

Ministri i Zhvillimit Rajonal dhe Punëve Publike – Nicholas Nankov Nankov

Ministri i Punës dhe Politikës Sociale – Biser Hristov Petkov

Ministri i Mbrojtjes – Krasimir Karakaçanov Donçev

Ministri i Punëve të Jashtme – Ekaterina Spassova Geçeva – Zaharieva

Ministri i Drejtësisë – Tsetska Tsacheva Dangovska

Ministri i Arsimit dhe Shkencës – Krasimir Georgiev Valchev

Ministri i Shëndetësisë – Nikolay Kirilov Petrov

Ministri për presidencën bullgare e Këshillit të BE-së 2018 – Liljana Pavlova

Ministri i Kulturës – Boil Vasilev Banov

Ministri i Mjedisit dhe Ujërave – Neno Nenov Dimov

Ministri i Bujqësisë, Ushqimit dhe pylltari – Rumen Andonov Porozhanov

Ministri i Transportit, Teknologjisë së Informacionit dhe Komunikimit – Ivajllo Angelov

Ministri i Ekonomisë – Emil Lyubenov Karanikolov

Ministri i Energjisë – Temenuzhka Petrova Petkova

Ministri i Turizmit – Nikolina Panajotova Angelkova

Ministri i Rinisë dhe Sporteve – Krasen Kirilov Kralev

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button