Rajoni
Bullgaria kërkon të blejë një avioni-gjuajtës të ri
Ministri bullgar i mbrojtjes Nikollaj Nençev do të kërkojë nga Këshilli i Ministrave mandat për negociata për blerjen e një avioni-gjuajtës për nevojat e Forcave Ajrore për mbrojtjen e hapësirës ajrore të Bullgarisë. “Pas konsultimeve me partitë politike në Parlament dhe pas një diskutimi të gjerë në Komisionin e Mbrojtjes, mora përsipër angazhimin të përgatit dokumentet e domosdoshme deri në fundin e qershorit, kështu që deri në fundin e këtij viti të kemi një vizion të qartë për avionin e ri ushtarak”, shpalli ministri i mbrojtjes dhe saktësoi se kemi mjaft resurse për mbrojtjen e hapësirës sonë ajrore deri në mesin e vitit 2016.