Tiranë 18°C · Pjesërisht vranët 08 April 2026
S&P 500 6,617 ▲0.08%
DOW 46,584 ▼0.18%
NASDAQ 22,018 ▲0.1%
NAFTA 95.22 ▼15.7%
ARI 4,831 ▲3.12%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1619 EUR/GBP 0.8725 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8456 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3660 EUR/TRY 51.8303 EUR/JPY 185.10 EUR/CAD 1.6132 EUR/USD 1.1619 EUR/GBP 0.8725 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8456 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3660 EUR/TRY 51.8303 EUR/JPY 185.10 EUR/CAD 1.6132
₿ CRYPTO
BTC $71,740 ▲ +4.08% ETH $2,256 ▲ +6.77% XRP $1.3798 ▲ +4.63% SOL $84.6500 ▲ +5.8%
S&P 500 6,617 ▲0.08 % DOW 46,584 ▼0.18 % NASDAQ 22,018 ▲0.1 % NAFTA 95.22 ▼15.7 % ARI 4,831 ▲3.12 % S&P 500 6,617 ▲0.08 % DOW 46,584 ▼0.18 % NASDAQ 22,018 ▲0.1 % NAFTA 95.22 ▼15.7 % ARI 4,831 ▲3.12 %
EUR/USD 1.1619 EUR/GBP 0.8725 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8456 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3660 EUR/TRY 51.8303 EUR/JPY 185.10 EUR/CAD 1.6132 EUR/USD 1.1619 EUR/GBP 0.8725 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8456 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3660 EUR/TRY 51.8303 EUR/JPY 185.10 EUR/CAD 1.6132
08 Apr 2026
Breaking
Rajoni

Bullgaria përfundon mandatit njëvjeçar të SEECP, mikpritëse për elitës e Evropës Juglindore

Presidentë dhe ministra të Punëve të Jashtme të vendeve të Evropës Juglindore do të takohen në Sofje, në datat 31 maj – 1 qershor, me rastin e përfundimit të mandatit njëvjeçar të Bullgarisë si Kryesuese e radhës e Procesit të bashkëpunimit në Evropën Juglindore (SEECP) (1 korrik 2015- 30 qershor 2016), motoja e së cilës ishte “SEECP- 20 vite kyçi i bashkëpunimit rajonal”. Ky proces ishte iniciuar pikërisht nga Bullgaria në vitin 1996.

Filozofia e Kryesisë bullgare udhëhiqej nga vizioni largpamës se stabiliteti, paqja dhe zhvillimi i rajonit janë të mundshme përmes thellimit më kategorik dhe të pakthyeshëm të demokracisë. Pikërisht për këtë është e nevojshme që të mbështeten reformat e rënda në rrugën drejt integrimit evropian të vendeve të Ballkanit Perëndimor. Vendet e rajonit duhet të mendojnë dhe të veprojnë në mënyrë unike, për shkak se sfidat aktuale para tyre kërkojnë koordinim, veprime dhe zgjidhje të përbashkëta.

Përzgjedhja e prioriteteve të Kryesisë bullgare (migracioni dhe përballimi i fluksit të refugjatëve, liria e mediave dhe e fjalës, zhvillimi i ndërlidhjes infrastrukture dhe energjetike) janë shprehje konkrete e synimit që të përafrohet axhenda evropiane me Ballkanin Perëndimor dhe rajonin e EJL në tërësi.

Një vëmendje e posaçme në kohën e Kryesisë i ishte kushtuar migracionit dhe fluksit të refugjatëve, që kërkojnë bashkëpunim më aktiv dhe veprime të përbashkëta. Me këtë qëllim në kohën e takimit joformal të ministrave të Punëve të Jashtme gjatë muajit shkurt të këtij viti në Sofje, me iniciativën e ministrit të Jashtëm bullgar u miratua deklarata e përbashkët për përballimin e sfidave, që rrjedhin nga flukset e migracionit.

Faktorët që do të çojnë në ulje të çmimeve të burimeve energjetike, gjë që është në interes të konsumatorëve janë konkurrenca dhe diversifikimi i tyre. Infrastruktura e transportit nga ana e saj është vendimtare si për zhvillimin ekonomik, kështu edhe për kontakteve midis njerëzve nga rajoni. Por për arritjen e kësaj janë të nevojshme pragmatizmi, vullneti unik dhe veprime të përbashkëta të të gjitha shteteve.

Më 31 maj do të zhvillohet takimi i ministrave të Jashtëm të Evropës Juglindore. Mikpritës i takimit do të jetë ministri bullgar i Punëve të Jashtme, Daniel Mitov (Bullgari), ndërsa ndër pjesëmarrësit në forum do të jenë Ministrat e Punëve të Jashtme Nikolaus Kotzias (Greqi), Miro Kovaç (Kroaci), Igor Cernadak (Bosnje Hercegovinë), Llazar Komanesku (Rumani) dhe Nikolla Poposki (Maedoni).

Gjatë takimit të udhëheqësve shtetëror dhe qeveritar më 1 qershor në Sofje, Bullgaria do t’ia dorëzojë Kryesinë e SEECP-it Kroacisë, duke mbetur pjesëmarrëse aktive në formatin “Trojka“.

Në këtë takim do të marrin pjesë presidentët Bujar Nishani (Shqipëri), Nicolae Timofti (Moldavi), Kolinda Grabar-Kitanović (Kroaci), Bakir Izetbegoviq (Bosnje Hercegovinë), Filip Vujanović (Mali i Zi), Hashim Thaçi (Kosovë) dhe George Ivanov (Maqedoni), Kryeministri Daçian Čiološ (Rumani) si dhe Zëvendëskryeministrat Karl Erjavec (Slloveni) dhe Turgul Turkeş (Turqi).

Po ashtu do të marrë pjesë edhe Sekretari i Përgjithshëm i OSBE-së Lamberto Zanier, Sekretari i Përgjithshëm i Këshillit për Bashkëpunim Rajonal, Goran Svilanović si dhe përfaqësues të strukturave evropiane.

Në takimin e nivelit të lartë do të miratohet edhe deklarata jubilare, që pasqyron arritjen e Procesit gjatë dy dekadave të fundit. Në të, vëmendje e posaçme do t’u kushtohet veprimeve të përbashkëta për zhvillimin e ardhshëm të rajonit.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.