Tiranë 16°C · Pjesërisht vranët 08 April 2026
S&P 500 6,617 ▲0.08%
DOW 46,584 ▼0.18%
NASDAQ 22,018 ▲0.1%
NAFTA 96.26 ▼14.78%
ARI 4,839 ▲3.29%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1619 EUR/GBP 0.8725 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8456 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3660 EUR/TRY 51.8303 EUR/JPY 185.10 EUR/CAD 1.6132 EUR/USD 1.1619 EUR/GBP 0.8725 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8456 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3660 EUR/TRY 51.8303 EUR/JPY 185.10 EUR/CAD 1.6132
₿ CRYPTO
BTC $71,865 ▲ +4.68% ETH $2,257 ▲ +7.28% XRP $1.3837 ▲ +5.15% SOL $84.6200 ▲ +5.89%
S&P 500 6,617 ▲0.08 % DOW 46,584 ▼0.18 % NASDAQ 22,018 ▲0.1 % NAFTA 96.26 ▼14.78 % ARI 4,839 ▲3.29 % S&P 500 6,617 ▲0.08 % DOW 46,584 ▼0.18 % NASDAQ 22,018 ▲0.1 % NAFTA 96.26 ▼14.78 % ARI 4,839 ▲3.29 %
EUR/USD 1.1619 EUR/GBP 0.8725 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8456 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3660 EUR/TRY 51.8303 EUR/JPY 185.10 EUR/CAD 1.6132 EUR/USD 1.1619 EUR/GBP 0.8725 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8456 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3660 EUR/TRY 51.8303 EUR/JPY 185.10 EUR/CAD 1.6132
08 Apr 2026
Breaking
Kronika

Burg për dy nga grabitësit

Gjykata e Tiranës dha masën e sigurisë “arrest me burg” për Fation Xhyliun, ish-punonjës i policisë private që dyshohet të jetë personi që zbuloi grupin e grabitjes së Qafë-Kasharit një javë më parë. E njëjta masë sigurie u dha edhe për Ditjon Mimlikën, ish-efektiv i Forcave të Armatosura.

Të dy këta persona janë pjesë e grupit që u arrestua nga Policia e Shtetit pasditen e së martës.

Xhyliu dhe Mimlika akuzohen për grabitjen e dy blindave që transportonin vlera monetare drejt Rinasit, një në dhjetor të vitit 2015 dhe grabitja e fundit një javë më parë. Përveç grabitjes së dhjetorit 2015 dhe atë të së enjtes së kaluar, ky grup kriminal është i dyshuar edhe për grabitjen e një banke të nivelit të dytë pranë Stacionit të Trenit në kryeqytet, ku u morën më shumë se 3 milionë euro.

Operacioni policor vijon ende dhe është shtrirë në disa qarqe të vendit.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.