☀️
Tiranë 22°C · Kthjellët 21 August 2026
S&P 500 7,641 ▼0.87%
DOW 52,759 ▼1.32%
NASDAQ 26,067 ▼1%
NAFTA 86.22 ▼0.7%
ARI 4,577 ▲0.13%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1651 EUR/GBP 0.8574 EUR/CHF 0.9345 EUR/ALL 92.6575 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3709 EUR/TRY 55.9524 EUR/JPY 184.74 EUR/CAD 1.6113 EUR/USD 1.1651 EUR/GBP 0.8574 EUR/CHF 0.9345 EUR/ALL 92.6575 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3709 EUR/TRY 55.9524 EUR/JPY 184.74 EUR/CAD 1.6113
₿ CRYPTO
BTC $73,388 ▲ +5.45% ETH $2,333 ▲ +3.26% XRP $1.2678 ▲ +14.58% SOL $87.8500 ▲ +2.77%
S&P 500 7,641 ▼0.87 % DOW 52,759 ▼1.32 % NASDAQ 26,067 ▼1 % NAFTA 86.22 ▼0.7 % ARI 4,577 ▲0.13 % S&P 500 7,641 ▼0.87 % DOW 52,759 ▼1.32 % NASDAQ 26,067 ▼1 % NAFTA 86.22 ▼0.7 % ARI 4,577 ▲0.13 %
EUR/USD 1.1651 EUR/GBP 0.8574 EUR/CHF 0.9345 EUR/ALL 92.6575 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3709 EUR/TRY 55.9524 EUR/JPY 184.74 EUR/CAD 1.6113 EUR/USD 1.1651 EUR/GBP 0.8574 EUR/CHF 0.9345 EUR/ALL 92.6575 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3709 EUR/TRY 55.9524 EUR/JPY 184.74 EUR/CAD 1.6113
21 Aug 2026
Breaking
Kosova

“Burg të përjetshëm Thaçit”/ Kurti distancohet nga komenti i deputetit Geci: Jemi të bindur për pafajësinë e krerëve…

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka reaguar për deklaratën e deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje nga partia Guxo, Fatos Gecit, që i uronte Hashim Thaçit fatin e Naim Murselit, pas dënimit të këtij të fundit me burg përjetë për vrasjen e Liridona Ademajt.

Ai tha se është i bindur në pafajësinë e katër ish-krerëve që po mbahen padrejtësisht në Hagë teksa përmendi edhe gjestin e Albulena Haxhiut ndaj Gecit.

“Ju e dini qëndrimin tonë për Gjykatën Speciale e cila është një gjykatë jonormale, jo transparente. Ne jemi të bindur për drejtësinë e luftës çlirimtare të popullit të Kosovës, bartëse e së cilës ishte UÇK-ja dhe në pafajësinë e katër krerëve që po mbahen padrejtësisht në Hagë. Ju ishit dëshmitarë që kryetarja e kuvendit, Albulena Haxhiu, ia ndërpriti fjalën, ia tërhoqi vërejtjen deputetit Geci edhe për shkak të gjuhës edhe komentit që bëri”, tha Kurti.

Ai u distancua edhe më shumë nga komenti i Gecit, duke shtuar:

“Unë jam vetëm kryetar i LVV-së dhe kryeministër, nuk jam kryetar i ndonjë komisionit disiplinor. Aq më pak për dikë që i përket një partie tjetër”, tha kryeministri.

Kujtojmë se Kurti ishte i pranishëm edhe gjatë protestës në Prishtinë që u mbajt në 18-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës, në shenjë solidariteti me ish-krerët e UÇK-së të cilët ndodheshin para Gjykatës së Hagës duke paraqitur deklaratat përmbyllëse.

“Disa nga drejtuesit e luftës sonë çlirimtare po vazhdojnë të mbahen në paraburgime të stërzgjatura në Hagë, në procese gjyqësore jo transparente dhe krejt të pashembullta për praktikat e drejtësisë ndërkombëtare. Ne besojmë në drejtësi, por nuk pranojmë ta rishkruajmë historinë. Lufta e UÇK-së ishte luftë e kulluar, çlirimtare dhe antikoloniale”, u shpreh Kurti në fjalimin e asaj dite duke nënvizuar besimin te drejtësia, por jo duke pranuar rishkruarjen e historisë së luftës.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.