☁️
Tiranë 12°C · Vranët 09 Nëntor 2026
S&P 500 7,377 ▲0.31%
DOW 51,286 ▼0.46%
NASDAQ 24,579 ▲1.09%
NAFTA 90.83 ▲0%
ARI 4,075 ▲0%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1163 EUR/GBP 0.8344 EUR/CHF 0.9146 EUR/ALL 90.9695 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5975 EUR/TRY 55.9549 EUR/JPY 176.70 EUR/CAD 1.5724 EUR/USD 1.1163 EUR/GBP 0.8344 EUR/CHF 0.9146 EUR/ALL 90.9695 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5975 EUR/TRY 55.9549 EUR/JPY 176.70 EUR/CAD 1.5724
₿ CRYPTO
BTC $74,269 ▼ -2% ETH $2,122 ▼ -5.06% XRP $1.1099 ▼ -4.45% SOL $85.7100 ▼ -4.09%
S&P 500 7,377 ▲0.31 % DOW 51,286 ▼0.46 % NASDAQ 24,579 ▲1.09 % NAFTA 90.83 ▲0 % ARI 4,075 ▲0 % S&P 500 7,377 ▲0.31 % DOW 51,286 ▼0.46 % NASDAQ 24,579 ▲1.09 % NAFTA 90.83 ▲0 % ARI 4,075 ▲0 %
EUR/USD 1.1163 EUR/GBP 0.8344 EUR/CHF 0.9146 EUR/ALL 90.9695 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5975 EUR/TRY 55.9549 EUR/JPY 176.70 EUR/CAD 1.5724 EUR/USD 1.1163 EUR/GBP 0.8344 EUR/CHF 0.9146 EUR/ALL 90.9695 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5975 EUR/TRY 55.9549 EUR/JPY 176.70 EUR/CAD 1.5724
09 Nën 2026
Breaking
Kosova

Buxhet më i madh në Shëndetësi, por pacientët vazhdojnë të blejnë vet barna

Në Raportin e Progresit për Kosovën të hartuar nga Bashkimi Evropian, mes tjerash, janë evidentuar mangësi edhe në sektorin e shëndetësisë. Aty theksohet se ndonëse ndonëse buxheti ka qenë më i madhi ndonjëherë, rreth 40% e shpenzimeve për barnat e Listës Esenciale, pacientët janë detyruar t’i bëjnë vet. SHSKUK-ja nuk është përgjigjur për këto gjetje, e as për masat që u patën paralajmëruar pas raportit të auditimit, ku u vërtetua se ka pasur keqmenaxhim me furnizimin e barnave.

Ndonëse buxheti për barna është më i madhi ndonjëherë, pacientët kosovarë detyrohen që sërish të shpenzojnë për to.

Këtë e vërtetoi edhe Raporti i Progresit i Bashkimit Evropian.

Në raportin 112 faqësh, mes tjerash, thuhet se shpenzimet nga xhepi janë rreth 40 për qind.

“Lista e barnave esenciale është përditësuar. Megjithatë, pavarësisht rritjes së buxhetit shëndetësor, disa barna esenciale vazhdojnë të jenë rregullisht të padisponueshme.”

Njohësja e fushës së shëndetësisë, Saranda Ramaj rendit disa arsye për mungesën e barnave esenciale.

“Nga ajo që të paktën vitin e fundit kam parë, janë disa probleme i pari është problemi në planifikim sepse shpeshherë tenderët planifikohen edhe procedurat e prokurimit inicohen kur stoku është duke u zbarzur kur nuk ka rezerva të tjera dhe pastaj vonesat procedurale që janë edhe vonesa që janë të pranueshme për palët ligjore mund të zgjasin 2-3 muaj”, ka deklaruar ajo.

Para disa muajsh, një raport i brendshëm auditimi i QKUK-së vërtetoi keqmenaxhim në furnizimin me barna, por masa s’janë marrë ende.

“Unë do të prisja shumë menaxhim më të mirë të këtij segmenti të rëndësishëm por është shumë domethënëse që ende nuk janë marrë masa sepse institucioni vet e ka identifiku përkundër demanteve të shumta kundër mediave e shoqërisë civile ka ardh në një pikë që i ka procesu dhe e ka pranu përgjegjësin në mungesë të furnizimit të barnave”, ka theksuar Ramaj.

Ndonëse televizioni ka kërkuar një qëndrim nga Shërbimi Spitalor Klinik e Universitar i Kosovës në lidhje me marrjen e masave në klinikat ku u vërtetua se ka keqmenaxhim, ky institucion nuk ka kthyer përgjigje./Tv Dukagjini

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.