☀️
Tiranë 18°C · Kthjellët 05 Nëntor 2026
S&P 500 7,689 ▲1.58%
DOW 53,356 ▲3.03%
NASDAQ 25,737 ▲1.44%
NAFTA 89.50 ▲1.57%
ARI 4,128 ▲1.35%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1237 EUR/GBP 0.8341 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 91.1860 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5878 EUR/TRY 56.2245 EUR/JPY 177.95 EUR/CAD 1.5694 EUR/USD 1.1237 EUR/GBP 0.8341 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 91.1860 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5878 EUR/TRY 56.2245 EUR/JPY 177.95 EUR/CAD 1.5694
₿ CRYPTO
BTC $79,647 ▲ +1.68% ETH $2,392 ▲ +3.16% XRP $1.3037 ▲ +1.77% SOL $95.1500 ▲ +2.41%
S&P 500 7,689 ▲1.58 % DOW 53,356 ▲3.03 % NASDAQ 25,737 ▲1.44 % NAFTA 89.50 ▲1.57 % ARI 4,128 ▲1.35 % S&P 500 7,689 ▲1.58 % DOW 53,356 ▲3.03 % NASDAQ 25,737 ▲1.44 % NAFTA 89.50 ▲1.57 % ARI 4,128 ▲1.35 %
EUR/USD 1.1237 EUR/GBP 0.8341 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 91.1860 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5878 EUR/TRY 56.2245 EUR/JPY 177.95 EUR/CAD 1.5694 EUR/USD 1.1237 EUR/GBP 0.8341 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 91.1860 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5878 EUR/TRY 56.2245 EUR/JPY 177.95 EUR/CAD 1.5694
05 Nën 2026
Breaking
Politika

Buxheti 2027| Gonxhja zbulon projektet: Nga Muzeu i Skënderbeut, Galeria Kombëtare te 30 banesat historike

Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja, ka prezantuar projektbuxhetin për vitin 2027 në Komisionin Parlamentar për Kulturën, Turizmin dhe Diasporën.

Gjatë fjalës së tij, Gonxhja bëri të ditur se buxheti i përgjithshëm për turizmin, kulturën dhe sportin për vitin 2027 parashikohet të jetë 7.65 miliardë lekë. Nga kjo shumë, 2.74 miliardë lekë janë parashikuar për investime publike në trashëgimi, art dhe rini.

Gjatë vitit 2027, ndërhyrjet do të përqendrohen edhe në Rrjetin Kombëtar të Muzeve, ku janë parashikuar investime në 10 objekte prioritare. Në këtë program përfshihen Muzeu i Pavarësisë, Muzeu “Gjergj Kastriot Skënderbeu” dhe Muzeu i Artit Bizantin.

Një tjetër projekt është Parku Arkeologjik Bylis-Klos, ku investimi prej 6.2 milionë eurosh parashikon përfundimin e qendrës së re multifunksionale gjatë vitit 2027. Po ashtu, do të nisë programi për restaurimin e 30 banesave monument kulture në Gjirokastër, Berat dhe Shkodër.

Në fushën e artit dhe kulturës, projektbuxheti parashikon 3.37 miliardë lekë, nga të cilat 1.5 miliardë lekë janë për investime. Sipas Gonxhes, gjatë vitit 2027 pritet të përfundojnë punimet në Galerinë Kombëtare të Arteve dhe në Qendrën Kombëtare të Kulturës për Fëmijë.

Për Galerinë Kombëtare parashikohet dyfishimi i hapësirave të ekspozimit dhe trefishimi i hapësirave të ruajtjes së veprave të artit. Ndërkohë, për institucionet publike të artit janë parashikuar mbi 200 milionë lekë financim që në fillim të vitit, me synim rritjen e autonomisë programore dhe të prodhimit artistik.

Ministri njoftoi gjithashtu krijimin e Fondit Kombëtar për Artin. Ky mekanizëm i ri do të shërbejë për blerjen e veprave të artit, mbështetjen e krijimtarisë dhe pasurimin e koleksioneve publike, përmes kursimeve nga tenderat.

Në kuadër të investimeve në institucionet kulturore, Gonxhja bëri të ditur se shtatë kinema publike parashikohet të rikthehen në funksion gjatë vitit 2027.

Një tjetër drejtim i projektbuxhetit është transformimi digjital i turizmit. Për këtë qëllim parashikohet zhvillimi i platformës eVisitor, një aplikacioni kombëtar turistik dhe sistemit të biletarisë elektronike për sitet e trashëgimisë kulturore.

Gonxhja bëri të ditur edhe rritjen e numrit të punonjësve në institucionet e kulturës. Sipas tij, gjatë periudhës 2026-2027 parashikohen 106 punonjës më shumë, ndërsa 70 pozicione të reja do të hapen vetëm gjatë vitit 2027.

Në fund, ministri u ndal edhe te investimet e realizuara në trashëgiminë kulturore gjatë viteve të fundit, duke theksuar se në periudhën 2024-2026 janë shtuar 15 zona të reja në hartën e mbrojtjes së trashëgimisë.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.