☁️
Tiranë 19°C · Vranët 10 May 2026
S&P 500 7,399 ▲0.84%
DOW 49,609 ▲0.02%
NASDAQ 26,247 ▲1.71%
NAFTA 95.42 ▲0.64%
ARI 4,731 ▲0.42%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1773 EUR/GBP 0.8644 EUR/CHF 0.9153 EUR/ALL 95.5205 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3992 EUR/TRY 53.4313 EUR/JPY 184.44 EUR/CAD 1.6096 EUR/USD 1.1773 EUR/GBP 0.8644 EUR/CHF 0.9153 EUR/ALL 95.5205 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3992 EUR/TRY 53.4313 EUR/JPY 184.44 EUR/CAD 1.6096
₿ CRYPTO
BTC $80,781 ▲ +0.68% ETH $2,329 ▲ +0.59% XRP $1.4198 ▼ -0.46% SOL $93.5800 ▼ -0.33%
S&P 500 7,399 ▲0.84 % DOW 49,609 ▲0.02 % NASDAQ 26,247 ▲1.71 % NAFTA 95.42 ▲0.64 % ARI 4,731 ▲0.42 % S&P 500 7,399 ▲0.84 % DOW 49,609 ▲0.02 % NASDAQ 26,247 ▲1.71 % NAFTA 95.42 ▲0.64 % ARI 4,731 ▲0.42 %
EUR/USD 1.1773 EUR/GBP 0.8644 EUR/CHF 0.9153 EUR/ALL 95.5205 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3992 EUR/TRY 53.4313 EUR/JPY 184.44 EUR/CAD 1.6096 EUR/USD 1.1773 EUR/GBP 0.8644 EUR/CHF 0.9153 EUR/ALL 95.5205 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3992 EUR/TRY 53.4313 EUR/JPY 184.44 EUR/CAD 1.6096
10 May 2026
Breaking
Kronika

Buxheti i Mbrojtjes 2021: 2,7 miliard lekë ose 11,8% më shumë se në vitin 2020 

Buxheti i Ministrisë së Mbrojtjes për vitin 2021 kap vlerën e 2,7 miliard lekëve, ose 11,8% më shumë se në vitin 2020.  Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka, gjatë një seance dëgjimore në Komisionin Parlamentar për Sigurinë Kombëtare theksoi ditën e mërkurë më 28 tetor 2020, se projektbuxheti dedikuar Mbrojtjes edhe për vitin e ardhshëm mban ritëm rritës dhe shkon në funksion të forcimit dhe rritjes së kapaciteteve të FA.

Ky buxhet vazhdon trendin e rritjes si në vlerë nominale ashtu edhe si përqindje e Prodhimit të Brendshëm Bruto. Pra, nëse për vitin 2020 kishim një buxhet sa 1,46 % e Produktit të Brendshëm Bruto, për vitin 2021 buxheti shkon në 1,5% të PBB, çka është në përputhje të plotë me objektivat dhe angazhimet tona në Samitin e Uellsit për ta çuar atë në 1,75% në vitin 2022, dhe 1,85% të PBB në buxhetin e vitit 2023”, – tha Xhaçka.

Teksa shprehu angazhimin e Shqipërisë në misionet ndërkombëtare, ministrja Xhaçka deklaroi se për herë të parë në vendin tonë do të zhvillohet stërvitja më e madhe ushtarake, me pjesëmarrjen e 8 mijë trupave amerikane.

Stërvitja “Defender–2021”, një stërvitje dypalëshe me SHBA, është e para e këtij lloji në vendin tonë dhe do të marrim pjesë mbi 8.000 trupa amerikane, që do të dislokohen në disa rajone të vendit dhe në disa reparte të Forcave tona të Armatosura”, tha Xhaçka.

Pavarësisht goditjes që ka përjetuar ekonomia gjatë vitit të fundit si pasojë e tërmetit, por edhe e pandemisë, Shqipëria i është përmbajtur angazhimit politik para aleatëve, ku trajtimi i personelit mbetet një ndër prioritetet kryesore.

Kemi rritur trajtimin financiar përmes rillogaritjes së vështirësive dhe rikthimit të kompensimit të ushqimit për mbi 4 mijë efektivë të FA, që u hoq nga Qeveria Berisha në vitin 2013 vetëm pak ditë përpara se të dorëzonte pushtetin”, – tha ministrja Xhaçka.

Buxheti i Mbrojtjes do të përdoret për mbështetjen e personelit; operacionet brenda dhe jashtë vendit dhe emergjencat civile; gatishmëria dhe mirëmbajtja; stërvitjet; arsimimi dhe kualifikimi; strukturat dhe angazhimet ndërkombëtare; modernizimi; infrastruktura etj. Përmes buxhetit të vitit të ardhshëm do të mundësohet që FA të përballojë edhe përgjegjësitë e reja që i kanë kaluar Ministrisë së Mbrojtjes, lidhur me Mbrojtjen Civile.

 

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.