☁️
Tiranë 16°C · Vranët 10 Nëntor 2026
S&P 500 7,501 ▼0.65%
DOW 52,157 ▼0.44%
NASDAQ 24,962 ▼1.15%
NAFTA 86.25 ▼0.69%
ARI 4,035 ▼1.92%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1205 EUR/GBP 0.8347 EUR/CHF 0.9188 EUR/ALL 90.9298 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6387 EUR/TRY 56.2656 EUR/JPY 177.07 EUR/CAD 1.5819 EUR/USD 1.1205 EUR/GBP 0.8347 EUR/CHF 0.9188 EUR/ALL 90.9298 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6387 EUR/TRY 56.2656 EUR/JPY 177.07 EUR/CAD 1.5819
₿ CRYPTO
BTC $73,448 ▼ -1.71% ETH $2,044 ▼ -3.88% XRP $1.0723 ▼ -1.85% SOL $83.0100 ▼ -4.2%
S&P 500 7,501 ▼0.65 % DOW 52,157 ▼0.44 % NASDAQ 24,962 ▼1.15 % NAFTA 86.25 ▼0.69 % ARI 4,035 ▼1.92 % S&P 500 7,501 ▼0.65 % DOW 52,157 ▼0.44 % NASDAQ 24,962 ▼1.15 % NAFTA 86.25 ▼0.69 % ARI 4,035 ▼1.92 %
EUR/USD 1.1205 EUR/GBP 0.8347 EUR/CHF 0.9188 EUR/ALL 90.9298 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6387 EUR/TRY 56.2656 EUR/JPY 177.07 EUR/CAD 1.5819 EUR/USD 1.1205 EUR/GBP 0.8347 EUR/CHF 0.9188 EUR/ALL 90.9298 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6387 EUR/TRY 56.2656 EUR/JPY 177.07 EUR/CAD 1.5819
10 Nën 2026
Breaking
Kronika

E rëndë në Spanjë, ekzekutohet me armë 39-vjeçari shqiptar! E sulmuan në tarracën e një lokali, autori iku me monopatin

Një shtetas shqiptar 39-vjeçar është vrarë me armë zjarri në një lokal në Orihuela Costa të Spanjës. Autor i dyshuar i krimit është një person, i cili pasi qëlloi për vdekje shqiptarin në tarracën e lokalit, u largua nga vendngjarja me monopatinë elektrike.

Mediat spanjolle shkruajnë se, ngjarja e rëndë ndodhi pak para orës 13:00, në kompleksin sportiv dhe argëtues Playa Flamenca Sport Club, në rrugën Nicolas de Bussi, në zonën Playa Flamenca.

Viktima ishte ulur në tarracën e një lokali brenda kompleksit, kur një person iu afrua dhe e qëlloi disa herë me armë zjarri, duke e lënë të vdekur në vend. Pas atentatit, autori u largua me monopatinë elektrike.

Dëshmitarët njoftuan autoritetet, ndërsa në vendngjarje mbërritën efektivët e Gardës Civile spanjolle.

Garda Civile ka nisur hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorit, ndërsa nuk përjashtohet pista e një larjeje hesapesh.

Në vendngjarje mbërritën efektivë të sigurisë publike, agjentë të policisë gjyqësore dhe specialistë të laboratorit kriminalistik, të cilët kryen këqyrjen e vendit të krimit dhe mbledhjen e provave. Në kompleksin ku ndodhi vrasja ndodhen ambiente sportive, fusha për padel, minigolf, bare, restorante dhe hapësira për fëmijë.

Pas njoftimit për të shtënat, në vendngjarje mbërriti edhe një ambulancë e shërbimit të urgjencës SAMU. Megjithatë, pavarësisht ndërhyrjes së ekipit mjekësor, 39-vjeçari nuk mundi të shpëtohej. Mjekët vetëm konstatuan vdekjen e tij, sipas Qendrës së Informacionit dhe Koordinimit të Urgjencave (CICU).

Trupi i viktimës mbeti pranë tarracës së lokalit, deri në mbërritjen e autoriteteve gjyqësore, të cilat urdhëruan transportimin e tij në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Alicante.

Autopsia pritet të kryhet të mërkurën, ndërsa hetimet vijojnë për të zbardhur rrethanat e plota të ekzekutimit dhe për të identifikuar autorin, i cili ende nuk është kapur.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.