🌤️
Tiranë 20°C · Kryesisht kthjellët 02 June 2026
S&P 500 7,608 ▲0.11%
DOW 51,328 ▲0.49%
NASDAQ 27,078 ▼0.03%
NAFTA 93.55 ▲1.51%
ARI 4,516 ▲0.21%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1634 EUR/GBP 0.8648 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 95.3912 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3884 EUR/TRY 53.4468 EUR/JPY 185.72 EUR/CAD 1.6097 EUR/USD 1.1634 EUR/GBP 0.8648 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 95.3912 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3884 EUR/TRY 53.4468 EUR/JPY 185.72 EUR/CAD 1.6097
₿ CRYPTO
BTC $66,936 ▼ -6.45% ETH $1,902 ▼ -5.14% XRP $1.2177 ▼ -6.31% SOL $75.2900 ▼ -7.24%
S&P 500 7,608 ▲0.11 % DOW 51,328 ▲0.49 % NASDAQ 27,078 ▼0.03 % NAFTA 93.55 ▲1.51 % ARI 4,516 ▲0.21 % S&P 500 7,608 ▲0.11 % DOW 51,328 ▲0.49 % NASDAQ 27,078 ▼0.03 % NAFTA 93.55 ▲1.51 % ARI 4,516 ▲0.21 %
EUR/USD 1.1634 EUR/GBP 0.8648 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 95.3912 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3884 EUR/TRY 53.4468 EUR/JPY 185.72 EUR/CAD 1.6097 EUR/USD 1.1634 EUR/GBP 0.8648 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 95.3912 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3884 EUR/TRY 53.4468 EUR/JPY 185.72 EUR/CAD 1.6097
02 Jun 2026
Breaking
Kosova

​Buxheti për Lojërat Mesdhetare përplasë deputetët në komision

Propozimi për miliona euro përplasi deputetët dhe ministrin e Sportit dhe Rinisë.

Propozimi për miliona euro përplasi deputetët dhe ministrin e Sportit dhe Rinisë.

Një propozim për ndarjen e buxhetit prej mbi 250 milionë eurosh për Lojërat Mesdhetare “Prishtina 2030” ka shkaktuar debate të ashpra dhe ka nxjerrë në pah ndasi të thella në mbledhjen e Komisionit për Kulturë, Turizëm dhe Sport.

Në qendër të përplasjes ishte amendamenti i propozuar nga deputetja e LDK-së, Adelina Thaçi-Meta, e cila kërkoi që të paktën 60% e buxhetit total të alokohet drejtpërdrejt për Komunën e Prishtinës, si qyteti kryesor nikoqir i ngjarjes.

Sipas propozimit të saj, këto mjete do të përdoren “ekskluzivisht për ndërtimin, rinovimin, përmirësimin dhe zhvillimin e trashëgimisë së objekteve sportive, hapësirave stërvitore dhe infrastrukturës së transportit” brenda territorit të kryeqytetit.

“Mbi 60% të lojërave sipas ekipit profesional do të organizohen në qytetin pritës në Prishtinë, prandaj buxheti i përcaktuar i qeverisë për organizimin e lojërave mesdhetare duhet t’i ndahet komunës së Prishtinës si qytet pritës në përqindjen e organizimit të këtyre lojërave. Arsyetimi. Qeveria do të ndajë të paktën 60% të fondeve publike të miratuara sipas paragrafit një, drejtpërdrejt komunës së Prishtinës në formën e një grandi të veçantë kapital të mbrojtur. Ky alokim do të përdoret ekskluzivisht për ndërtimin, rinovimin, përmirësimin dhe zhvillimin e trashëgimisë së objekteve sportive, hapësirave stërvitore, infrastrukturës së transportit, projekteve të rigjenerimit urban dhe punimeve të tjera publike të vendosura brenda territorit të kryeqytetit të Prishtinës. Grandi do të menaxhohet nga komuna e Prishtinës në bashkëpunim të ngushtë me OCMG-në dhe në përputhje të plotë me masterplanin dhe standardet ndërkombëtare”, theksoi Thaqi – Meta.

Ky propozim u kundërshtua nga Ministri i Rinisë dhe Sportit, Blerim Gashani, dhe deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje.

Ministri Gashani dha një arsyetim të detajuar ligjor dhe teknik, duke argumentuar se amendamenti bie ndesh me legjislacionin në fuqi, përfshirë Ligjin për Sport, si dhe me Kontratën e Qytetit Nikoqir.

“Vendosja e një detyrimi ligjor për ndarje të fondeve sipas një formule fikse, territoriale, përbën kufizim të drejtpërdrejtë të kësaj kompetence dhe devijim nga arkitektura e përgjegjësisë financiare publike. Në planin kontraktues, kontrata e qytetit pritës vendos përgjegjësi të përbashkëta dhe të ndërlidhura ndërmjet shtetit pritës, qytetit pritës dhe Komitetit Olimpik Kombëtar për organizimin dhe financimin e lojërave, ndërsa OCMG, Komiteti Organizativ i Lojërave Mesdhetare, vepron si struktura përgjegjëse për zbatimin operativ. Në këtë kuadër nuk parashihet ndarja e fondeve sipas përqindjeve territoriale, apo transferimi i drejtpërdrejtë i detyrueshëm i fondeve publike në nivel komunal, çka e bën amendamentin të pambështetur në këtë marrëdhënie dhe në kundërshtim me parimin e financimit të integruar

Gjithashtu u kërkua edhe futja e një amandamenti i cili siguron transparencë në lidhjen e kontratave që do të lidhen për ndërtimin e objekteve infrastrukturore dhe çështjeje të tjera organizative, i propozuar nga deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Arbnora Salihu.

As ky propozim nuk kaloi, me gjashtë vota kundër dhe 5 për.

Në fund, Komisioni për Kulturë, Sport dhe Turizëm me votim unanim dërgoi këtë projektligj tek Komisioni i Përhershëm për vlerësim dhe pastaj edhe në Kuvendin e Kosovës ku do të marrë votimin final për miratimin ose jo të tij.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.