☀️
Tiranë 16°C · Kthjellët 02 Tetor 2026
S&P 500 7,723 ▲0.73%
DOW 51,177 ▲0.49%
NASDAQ 27,191 ▲1.19%
NAFTA 91.43 ▼1.55%
ARI 4,174 ▼0.68%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1270 EUR/GBP 0.8527 EUR/CHF 0.9378 EUR/ALL 92.1013 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.3122 EUR/JPY 177.88 EUR/CAD 1.6028 EUR/USD 1.1270 EUR/GBP 0.8527 EUR/CHF 0.9378 EUR/ALL 92.1013 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.3122 EUR/JPY 177.88 EUR/CAD 1.6028
₿ CRYPTO
BTC $84,416 ▼ -0.43% ETH $2,670 ▼ -1.14% XRP $1.4755 ▼ -1.76% SOL $118.1700 ▼ -0.13%
S&P 500 7,723 ▲0.73 % DOW 51,177 ▲0.49 % NASDAQ 27,191 ▲1.19 % NAFTA 91.43 ▼1.55 % ARI 4,174 ▼0.68 % S&P 500 7,723 ▲0.73 % DOW 51,177 ▲0.49 % NASDAQ 27,191 ▲1.19 % NAFTA 91.43 ▼1.55 % ARI 4,174 ▼0.68 %
EUR/USD 1.1270 EUR/GBP 0.8527 EUR/CHF 0.9378 EUR/ALL 92.1013 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.3122 EUR/JPY 177.88 EUR/CAD 1.6028 EUR/USD 1.1270 EUR/GBP 0.8527 EUR/CHF 0.9378 EUR/ALL 92.1013 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.3122 EUR/JPY 177.88 EUR/CAD 1.6028
02 Tet 2026
Breaking
Opinion

Buzëqeshja strategjike

Fejton

Nga THOMA GELLCI

Taulant Balla e pa fotografinë dhe kuptoi se më në fund kishte ardhur përgjigjja për të gjithë ata që pyesnin pse Edi Rama ishte kthyer nga Amerika pa një takim të njoftuar me administratën amerikane.

Në politikë, mendoi ai, jo çdo gjë zgjidhet me takim. Disa gjëra zgjidhen me fotografi.

Pastaj dikush i solli kolazhin: Trumpi me Vuçiçin, Trumpi me Kurtin, Trumpi me Mickoskin dhe Trumpi me Ramën.

Taulanti e pa me kujdes.

Problemi ishte se Trumpi dukej pothuajse njësoj në të katërta. E njëjta buzëqeshje, e njëjta kthesë e kokës, i njëjti pozicion i trupit dhe pothuajse e njëjta lëvizje e gishtit. Dukej sikur presidentin amerikan e kishin ngrirë në vend dhe vetëm ballkanasit ndërroheshin pranë tij.

Por kjo ishte vetëm ajo që shihte syri i zakonshëm.Taulanti pa menjëherë ndryshimin: Me Edin Trumpi ishte më i lumtur.

Filloi analiza. Një deputet mendoi se cepi i buzës së Trumpit ishte ngritur pak më shumë në fotografinë me Ramën. Një patronazhist dalloi një dhëmb shtesë. Një tjetër tha se syri i majtë i presidentit amerikan dukej më i ngrohtë.

Pastaj u analizua gishti. Në të gjitha fotografitë ishte pothuajse në të njëjtin pozicion, por kjo nuk i dekurajoi ekspertët. Përkundrazi. Sa më shumë ngjanin fotografitë, aq më shumë ndryshime zbuloheshin.

Me Vuçiçin gishti ishte protokollar. Me Kurtin neutral. Me Mickoskin institucional. Me Ramën ishte spontan. Një tjetër shtoi se kravata dhe xhaketa kane palosje te ndryshme ne fotot e ndryshme. “Ja, tha, shikoje V-ne qe krijojne.

U dha porosia që të shperndahej vetëm fotografia me Ramën. Ajo me Kurtin jo e jo.

Brenda pak kohe fotografia nisi të shpërndahej. Ministrat bënë “like”, deputetët vendosën flamuj, patronazhistët zbuluan “kiminë personale” mes Trumpit dhe Ramës. Dikush shkroi se fotografia ishte prova më e mirë e marrëdhënieve të shkëlqyera shqiptaro-amerikane.

Në versionin satirik të operacionit erdhi edhe porosia e dytë: tani që ishte vërtetuar miqësia me Trumpin, duhej kujtuar se sa keq kishin qenë Biden dhe demokratët. Patronazhistët u vunë përsëri në punë. Disa prej tyre, që pak vite më parë kishin shpërndarë me të njëjtin entuziazëm fotografi me demokratë amerikanë, tani zbuluan se ata kishin qenë prej kohësh problemi kryesor i marrëdhënieve shqiptaro-amerikane.

Taulanti ishte i kënaqur. Pyetja “me kë u takua Rama?” po zëvendësohej dalëngadalë me një pyetje shumë më të dobishme: “E shikoni sa i qeshur është Trumpi?”

Në fund të ditës kolazhi kishte marrë pamjen e një loje për fëmijë: Gjej ndryshimet.

Trumpi kishte të njëjtën buzëqeshje. Të njëjtën dorë. Të njëjtën pozë. Të njëjtin dekor pas shpine.

Taulanti po e shihte edhe një herë fotografinë e Ramës.  Në të katër fotografitë nuk kishte ndryshuar  Trumpi.Kishte ndryshuar vetëm personi që priste radhën pranë tij.

Pastaj mori telefonin dhe shkroi në grup: “Mos e shpërndani kolazhin. Vetëm foton tonë. Dhe vazhdoni shani Bidenin. Ai na ka tradhtuar!”

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.