☁️
Tiranë 18°C · Vranët 26 Tetor 2026
S&P 500 7,624 ▼0.52%
DOW 52,215 ▼1.23%
NASDAQ 25,955 ▼0.21%
NAFTA 101.16 ▼2.04%
ARI 4,034 ▲0.65%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1209 EUR/GBP 0.8382 EUR/CHF 0.9243 EUR/ALL 90.7400 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5193 EUR/TRY 55.8163 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5707 EUR/USD 1.1209 EUR/GBP 0.8382 EUR/CHF 0.9243 EUR/ALL 90.7400 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5193 EUR/TRY 55.8163 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5707
₿ CRYPTO
BTC $80,347 ▼ -0.13% ETH $2,326 ▼ -0.41% XRP $1.2979 ▲ +0.04% SOL $101.6600 ▲ +0.62%
S&P 500 7,624 ▼0.52 % DOW 52,215 ▼1.23 % NASDAQ 25,955 ▼0.21 % NAFTA 101.16 ▼2.04 % ARI 4,034 ▲0.65 % S&P 500 7,624 ▼0.52 % DOW 52,215 ▼1.23 % NASDAQ 25,955 ▼0.21 % NAFTA 101.16 ▼2.04 % ARI 4,034 ▲0.65 %
EUR/USD 1.1209 EUR/GBP 0.8382 EUR/CHF 0.9243 EUR/ALL 90.7400 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5193 EUR/TRY 55.8163 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5707 EUR/USD 1.1209 EUR/GBP 0.8382 EUR/CHF 0.9243 EUR/ALL 90.7400 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5193 EUR/TRY 55.8163 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5707
26 Tet 2026
Breaking
Politika

Buzhala për resortin në Zvërnec: Kushner dhe Trump nuk kanë ardhur për të vrarë flamingot, investimi duhet sepse…

Gazetari Berat Buzhala, i ftuar në Top Story ka analizuar rëndësinë e një resorti të mundshëm në Zvërnec.

Sipas tij, Kushner apo Ivanka Trump nuk do të donin kurrsesi të dëmtonin ekosistemin e zonës, apo të vrisnin flamingot.

Buzhala shtoi se edhe pse shqiptarët e shtresës së mesme ndoshta nuk do ta frekuentojnë këtë resort, ai ka një rëndësi të madhe për zhvillimin e vendit.

“E vërteta nuk mundet të jetë më larg sesa kaq kur thonin që janë Izraeli dhe hebrenjtë. Ata, vëllezërit Alhajati, kam lexuar shumë për ta para se të bëheshin trend. Ata janë personat më të afërt të presidentit të Sirisë. Janë tre vëllezër me prejardhje nga Siria që jetojnë në Katar dhe nuk kanë lidhje me Izraelin, por që nuk janë të ngarkuar ideologjikisht, siç mund të jetë dikush, ndonjë kushëri i yni atje. Kanë bashkëpunuar me dhëndrin e Donald Trump, sikur bashkëpunon Muhamed bin Selman me dhëndrin e Trump. Kjo nuk e bën biznesin hebre, s’ka lidhje me hebraizmin. Kjo është e pavërtetë.

Të çohen shqiptarët, unë jam i bindur që ata e pranojnë resortin në çdo referendum. Shqiptarët nuk kanë asgjë kundër Trump, Ivankës dhe Kushnerit.

Nëse në një vend fillon një trazirë sociale, as Serbia, as Greqia, as Irani nuk do të rrinë të presin çfarë do të ndodhë, do të fusin duart.

Të bëhemi ne pjesë e luftës së brendshme të Amerikës është qesharake. Shqiptarët kërkojnë zhvillim ekonomik dhe ndërkohë kërkojnë të mbrojnë Zvërnecin. Investitorët kanë zgjedhur Zvërnecin se ka flamingo dhe pikërisht se ka flamingo ai do vijë t’i vrasë? Çfarë janë ata, kanë urrejtje për flamingot që kanë ardhur për t’i vrarë?

Ata kanë një fond që lehtësohet nga Kushner dhe Ivanka për të gjetur mundësi investimi në vende të ndryshme. Gjëja që po dëmton më shumë syrin e një fshatari të thjeshtë është kur bëhet propagandë se çfarë fiton shqiptari nga ky projekt. Është e vërtetë që shqiptari i shtresës së mesme nuk do të shkojë të flejë aty, do të jenë më shumë turistët e huaj”, u shpreh Buzhala.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.