🌤️
Tiranë 25°C · Kryesisht kthjellët 17 April 2026
S&P 500 7,041 ▲0.26%
DOW 48,579 ▲0.24%
NASDAQ 24,103 ▲0.36%
NAFTA 87.66 ▼3.85%
ARI 4,813 ▲0.11%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1778 EUR/GBP 0.8705 EUR/CHF 0.9229 EUR/ALL 95.7934 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3999 EUR/TRY 52.7894 EUR/JPY 187.51 EUR/CAD 1.6152 EUR/USD 1.1778 EUR/GBP 0.8705 EUR/CHF 0.9229 EUR/ALL 95.7934 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3999 EUR/TRY 52.7894 EUR/JPY 187.51 EUR/CAD 1.6152
₿ CRYPTO
BTC $75,703 ▲ +1.78% ETH $2,356 ▲ +1.06% XRP $1.4446 ▲ +2.28% SOL $88.2400 ▲ +4.18%
S&P 500 7,041 ▲0.26 % DOW 48,579 ▲0.24 % NASDAQ 24,103 ▲0.36 % NAFTA 87.66 ▼3.85 % ARI 4,813 ▲0.11 % S&P 500 7,041 ▲0.26 % DOW 48,579 ▲0.24 % NASDAQ 24,103 ▲0.36 % NAFTA 87.66 ▼3.85 % ARI 4,813 ▲0.11 %
EUR/USD 1.1778 EUR/GBP 0.8705 EUR/CHF 0.9229 EUR/ALL 95.7934 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3999 EUR/TRY 52.7894 EUR/JPY 187.51 EUR/CAD 1.6152 EUR/USD 1.1778 EUR/GBP 0.8705 EUR/CHF 0.9229 EUR/ALL 95.7934 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3999 EUR/TRY 52.7894 EUR/JPY 187.51 EUR/CAD 1.6152
17 Apr 2026
Breaking
Politika

Byroja Kuvendit përjashton me 10 ditë deputetët e opozitës

Katër ditë pas protestës së opozitës ku u hodhën tymues brenda ambienteve të Parlamentit,  Byroja e Kuvendit vendosi sot të përjashtojë me 10 ditë 7 deputetët e opozitës, ndërsa 5 ditë për deputetin socialist Bujar Çela, i cili pati një incident me deputeten e LSI, Kejdi Mehmetaj.

Byroja pranoi  kërkesën e një grupi deputetësh të grupit parlamentar të PS për të përjashtuar deputetët: Monika Kryemadhi, Endrit Brahimllari, Kejdi Mehmetaj, Ervin Salianji, Endri Hasa, Flamur Noka dhe Bardh Spahia.

Ndërsa Kejdi Mehmeti dhe deputeti i PS-së Bujar Çela janë përjashtuar për nga pesë ditë secili.

Sipas vendimit të Byrosë, masa hyn në fuqi nga data 15 janar i vitit të ardhshëm kur edhe do të nisë sesioni i ri parlamentar.

 Bushati: U pengua e drejta e votës

Deputeti socialist, Ervin Bushati, tha se Parlamentit ju vu një njollë e zezë e pamerituar në fund të vitit 2017, duke iu referuar sjelljes së dhunshme të opozitës ditën e hënë . Paraqes vendimmarrjen, pasi shqyrtuam me kujdes 8 rastet.  Aktet e dënueshme, dhunë apo pengim i të drejtës së votës, janë plotësisht të dënueshme, pasi cënojnë integritetin e Kuvendit. Në fund të 2017 Parlamentit i vihet një njollë e zezë që nuk e meriton. Janë marrë masa 10 ditë për 6 deputetë përjashtim nga seanca dhe komisionet, kur të rinisë puna nga 15 janari, si dhe dy deputetë me 5 ditë përjashtim”deklaroi Bushati.

Kryemadhi: U shkel Kushtetuta, do luftojmë ta mbrojmë atë

Të hënën u shkel Kushtetua dhe opozita do të luftojë për ta mbrojtur atë, tha Monika Kryemadhi, Kryetare e Lëvizjes Socialiste për Integrim, në prononcim për mediat.

Opozita pretendon se zgjedhja e saj është e anti kushtetuese.

“Është një kushtetutë me të cilën është abuzuar. Është një Kushtetutë për të cilën është luftuar shumë, ndërsa të hënën ajo u shkel”, tha Kryemadhi.

Kryetarja e LSI, u shpreh se, sa më të varfër të jenë shqiptarët, aq më e lehtë është për tu nënshtruar. “Këtë po kërkon të bëjë Edi Rama, kjo është arsyeja e varfërimit të shqiptarëve, duke I kthyer fëmijët e shqiptarëve në spaçator. Droga nuk është më problem i politikës, por i shqiptarëve, që janë të terrorizuar nga droga që ka hyrë në shkolla e jo vetëm”, tha Kryemadhi.

Sa i takon çështjes së integrimit në BE, Kryemadhi tha se Rama është njeriu që po e rrezikon vendin të eci hapa pas.

 Paloka: Opozita do mbrojë ligjin dhe kushtetutën

Nënkryetari i PD, Edi Paloka gjatë një deklarate për mediat u shpreh se,  opozita do ta mbrojë Kushtetutën, ndërsa kujtoi dhe betimin si deputet. “Ne kemi bërë betimin si deputet se do të mbrojmë kushtetutën dhe interesat e qytetarëve. Ky parlament e ka humbur legjitimitetin dhe ta harrojë kushdo se mund t’i bëjë shantazh deputetëve. Ky parlament nuk ka parë realisht asgjë akoma. Është vendim i marrë nga një parlament ilegjitim. Të gjithë deputetët e opozitës atë ditë bëmë maksimumin e mundshëm për të mbrojtur kushtetutën. Do të vazhdojmë të gjithë bashkërisht në mbrojtje të kushtetutës. Nuk ka byro të Ruçit dhe Ramës që të pengojë opozitën të bëjë detyrën e saj”, tha Paloka.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.