Kronika

Çako-Altinok: Të thellohet lufta e përbashkët ndaj elementëve radikalë

Drejtori i policisë Haki Çako është takuar me një delegacion të policisë turke, kryesuar nga drejtori i sigurisë në Turqi, Selami Atinok.

Fokusi i këtij takimi ishte diskutimi i çështjeve në interes të përbashkët për fuqizimin e mëtejshëm të bashkëpunimit dhe shkëmbimit të informacionit ndërmjet Policive të dy vendeve, në kuadër të luftës kundër terrorizmit, krimit të organizuar si dhe shkëmbimi i eksperiencave në fushën e Policimit.

Çako dhe Altinok kanë vlerësuar si të shkëlqyer bashkëpunimin midis autoriteteve Policore shqiptare dhe turke, për parandalimin dhe goditjen e terrorizmit, krimit të organizuar dhe trafiqeve të paligjshme.

Të dy drejtuesit kanë nënvizuar gatishmërinë që ashtu si me vendet e tjera të Ballkanit, të thellojnë edhe më tej luftën kundër elementëve radikalë.

Ata ishin dakord të orientohen qartazi drejt partneritetit në të gjitha vendet e rajonit , si dhe në një front, në luftë kundër të gjithë këtyre fenomeneve që shqetësojnë dhe cenojnë sovranitetin dhe sigurinë kombëtare.

Çako dhe Altinok shprehën vendosmërinë për të kontribuar maksimalisht në parandalimin e çdo lloj iniciative dhe për të vënë përpara përgjegjësisë ligjore çdokënd që shkel dhe cënon sovranitetin ose sigurinë e kombeve.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button