☁️
Tiranë 19°C · Vranët 30 Tetor 2026
S&P 500 7,619 ▼1.32%
DOW 52,106 ▼0.45%
NASDAQ 25,620 ▼2.16%
NAFTA 104.18 ▲2.14%
ARI 3,921 ▼2.74%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1162 EUR/GBP 0.8358 EUR/CHF 0.9220 EUR/ALL 90.8006 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5118 EUR/TRY 55.7426 EUR/JPY 176.24 EUR/CAD 1.5616 EUR/USD 1.1162 EUR/GBP 0.8358 EUR/CHF 0.9220 EUR/ALL 90.8006 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5118 EUR/TRY 55.7426 EUR/JPY 176.24 EUR/CAD 1.5616
₿ CRYPTO
BTC $77,472 ▼ -4.7% ETH $2,245 ▼ -4.35% XRP $1.2485 ▼ -4.24% SOL $94.9900 ▼ -6.74%
S&P 500 7,619 ▼1.32 % DOW 52,106 ▼0.45 % NASDAQ 25,620 ▼2.16 % NAFTA 104.18 ▲2.14 % ARI 3,921 ▼2.74 % S&P 500 7,619 ▼1.32 % DOW 52,106 ▼0.45 % NASDAQ 25,620 ▼2.16 % NAFTA 104.18 ▲2.14 % ARI 3,921 ▼2.74 %
EUR/USD 1.1162 EUR/GBP 0.8358 EUR/CHF 0.9220 EUR/ALL 90.8006 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5118 EUR/TRY 55.7426 EUR/JPY 176.24 EUR/CAD 1.5616 EUR/USD 1.1162 EUR/GBP 0.8358 EUR/CHF 0.9220 EUR/ALL 90.8006 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5118 EUR/TRY 55.7426 EUR/JPY 176.24 EUR/CAD 1.5616
30 Tet 2026
Breaking
Politika

Ruçi dekorohet me medaljen “Urdhri i Lirisë” nga Presidenti Thaçi

Kryeparlamentari i Shqipërisë Gramoz Ruçi i cili po qëndron për vizitë në Kosovë është pritur edhe nga Presidenti Hashim Thaci, i cili e ka dekoruar me medaljen “Urdhëri i Lirisë”.

Në njoftimin e lëshuar nga Zyra e Presidentit pas takimit thuhet se  Presidenti Thaçi e vlerëson lart rolin dhe kontributin e kryeparlamentarit Gramoz Ruçi në të gjitha legjislaturat e mëhershme të Parlamentit të Shqipërisë, si dhe angazhimin e tij për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.

“Duke vlerësuar rolin e pazëvendësueshëm të Shqipërisë për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës, për kontributin tuaj personal, unifikues dhe bashkues për gjithë spektrin politik në Shqipëri, në mbështetje të përpjekjeve të jashtëzakonshme në kohën e luftës, por edhe në përpjekjet e tranzicionit demokratik në Kosovë, të shpalljes së pavarësisë dhe gjithashtu edhe tash e di se Kosovën e keni një nga prioritetet kryesore kudo që shkoni si Kryetar i Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, ua ndaj medaljen Urdhri i Lirisë”, ka thënë Thaci.

Ndërsa, Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Gramoz Ruçi, theksoi se “kjo është dekorata e parë që merr dhe është me veçantë për të, sepse ia ndan Presidenti i Kosovës”.

“Këtë vlerësim që ju bëni, e bëni për të gjithë spektrin politik shqiptar, pasi kanë qenë të gjithë deputetët shqiptarë, të gjitha partitë politike shqiptare, në fund të fundit kanë qenë të gjithë shqiptarët, që ëndrra e madhe e lirisë dhe pavarësisë së Kosovës të bëhet realitet”, ka thënë Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Gramoz Ruçi.

Po ashtu gjatë takimit Thaçi dhe kreu i legjislativit të Shqipërisë kanë folur edhe për bashkëpunimin ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë, si dhe “koordinimin e ndërsjellë për përfaqësim sa më të mirë të shqiptarëve në botë”.

 

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.