Çako në SHBA, takime të rëndësishme për luftën ndaj krimit kibernetik dhe financiar
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Haki Çako mori pjesë në Konferencën e Shoqatës ndërkombëtare të Shefave të Policisë që po zhvillohet në Philadelphia USA.
Gjatë pjesëmarrjes në Konferencën e Shoqatës Ndërkombëtare të Shefave të Policisë, Çako zhvilloi një takim me Raymond Villanueva, Drejtor i Operacioneve të Hetimit Ndërkombëtar në Departamentin e Sigurisë Kombëtare të ShBA-ve.
Villanueva e ftoi Çako për vizitë në Selinë e Departamentit të Sigurisë Kombëtare në Washington si dhe ofroi vizita studimore në Departamentin e Sigurisë Kombëtare në Washington për punonjësit e Policisë së Shtetit që punojnë si ekspertë të hetimit të krimit kibernetik dhe të zbulimit të provave në programet kompjuterike . Qëllimi i këtyre vizitave do të jetë njohja me metodat dhe teknologjinë më të përparua për hetimin e krimit kibernetik , me qëllim rritjen e sigurisë kibernetike. Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Haki Çako falënderoi Villanueva për bashkëpunimin si dhe për ndihmën që SHBA i kanë dhënë në vazhdimësi Policisë së Shtetit.
Konferenca është duke vijuar punimet, ku Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit do zhvillojë të tjera takime bilaterale.