☀️
Tiranë 31°C · Kthjellët 17 August 2026
S&P 500 7,770 ▼0.2%
DOW 53,504 ▼0.43%
NASDAQ 26,728 ▼0%
NAFTA 82.31 ▼0.11%
ARI 4,475 ▲0.85%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1572 EUR/GBP 0.8546 EUR/CHF 0.9404 EUR/ALL 92.8093 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3046 EUR/TRY 55.4013 EUR/JPY 184.24 EUR/CAD 1.6055 EUR/USD 1.1572 EUR/GBP 0.8546 EUR/CHF 0.9404 EUR/ALL 92.8093 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3046 EUR/TRY 55.4013 EUR/JPY 184.24 EUR/CAD 1.6055
₿ CRYPTO
BTC $63,801 ▲ +1.11% ETH $1,908 ▲ +1.3% XRP $1.0035 ▲ +0.28% SOL $75.9400 ▲ +0.69%
S&P 500 7,770 ▼0.2 % DOW 53,504 ▼0.43 % NASDAQ 26,728 ▼0 % NAFTA 82.31 ▼0.11 % ARI 4,475 ▲0.85 % S&P 500 7,770 ▼0.2 % DOW 53,504 ▼0.43 % NASDAQ 26,728 ▼0 % NAFTA 82.31 ▼0.11 % ARI 4,475 ▲0.85 %
EUR/USD 1.1572 EUR/GBP 0.8546 EUR/CHF 0.9404 EUR/ALL 92.8093 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3046 EUR/TRY 55.4013 EUR/JPY 184.24 EUR/CAD 1.6055 EUR/USD 1.1572 EUR/GBP 0.8546 EUR/CHF 0.9404 EUR/ALL 92.8093 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3046 EUR/TRY 55.4013 EUR/JPY 184.24 EUR/CAD 1.6055
17 Aug 2026
Breaking
Politika

“Çdo çudi zgjat 3 ditë”, Rexhaj për protestën: Këta s’e tronditën vendin, rrinë në kafene

Analisti Albatros Rexhaj komentoi protestën qytetare, që është në ditën e saj të dymbëdhjetë tashmë, duke thënë se nuk është “asgjë e jashtëzakonshme për arsye se protestat janë të qeta” dhe se “çudia 3 ditë zgjat”.

“Njerëzit të ushtrojnë të detyrën, të drejtën e tyre për të shprehur mendimin në formë të lirshme. Edhe përderisa protestat janë të qeta, nuk ka asnjë arsye që dikush të shqetësohet. Sikur protestat të ishin të dhunshme ose sikur shteti të reagonte në mënyrë joproporcionale dhe i paprovokuar, atëherë do kishim një problem”, tha Rexhaj në studion e “Off the Record” nga Andrea Danglli, në A2CNN.

“Nëse kjo si lëvizje nuk e ka një person i cili del dhe identifikohet dhe gjithë këtë mllef e përkthen në vota, mendoj si shumë lëvizje të tjera, është një shprehje “çdo çudi tre ditë zgjat”. Protesta mund të zgjasë edhe 120 ditë. Protestat në Serbi kanë zgjatur shumë, por në mungesë të një artikulimi të dikujt i cili del edhe e përfaqëson projektin… Protestat në Serbi kanë qenë shumë më masive, e kanë paralizuar Beogradin kur kanë dalë njerëzit në rrugë. Në Tiranë nuk vërejmë paralizë të jetës. E ke protestën, 10 metra më tutje njerëzit vazhdojnë terezinë e vet, që është gjë e bukur në mendimin tim, por që tregon se nuk ka masë kritike. Unë kam marrë pjesë në pafund protesta që kanë impakt, që e dridhin vendin. Ke dy kategori njerëzish: ata që protestojnë dhe njerëz që rrinë në shtëpi. Nuk ka njerëz që rrinë në kafe”, shtoi Rexhaj.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.