Dashuri e re për MGK? Çfarë thuhet për reagimin e Megan Fox

Megan Fox duket se nuk po shqetësohet nga afrimiteti i ish-të fejuarit të saj, Machine Gun Kelly (MGK), me aktoren Dakota Johnson.
Sipas raportimeve të TMZ, të cituara nga Page Six, aktorja 40-vjeçare e ka lënë pas historinë e saj të dashurisë me muzikantin dhe nuk ka interes të përfshihet në jetën e tij sentimentale.
Burime pranë situatës pretendojnë se Fox dhe MGK nuk mbajnë më kontakte përtej çështjeve që lidhen me vajzën e tyre, Saga Blade Fox-Baker, e cila lindi në mars të vitit 2025. Sipas të njëjtave raportime, komunikimi mes tyre është përqendruar te përgjegjësitë si prindër.
Ndërkohë, Megan thuhet se po i kushton vëmendje rritjes së fëmijëve dhe angazhimeve profesionale. Aktorja është gjithashtu nënë e tre djemve nga martesa e saj e mëparshme me aktorin Brian Austin Green.
Në anën tjetër, Machine Gun Kelly dhe Dakota Johnson kanë nxitur thashethemet për një romancë të re pas disa daljeve së bashku. Dyshja u vu në qendër të vëmendjes pasi u fotografua në New York, në shtator, ndërsa në tetor raportimet për afrimitetin e tyre u shtuan. Sipas mediave të huaja, Dakota është parë duke pritur muzikantin jashtë një studioje regjistrimi në Los Angeles. Më vonë, MGK thuhet se ka kaluar natën në shtëpinë e aktores pas një seance në studio.
Burime të cituara nga mediat kanë përshkruar një kimi mes tyre, por as MGK dhe as Dakota Johnson nuk e kanë konfirmuar publikisht se janë në një lidhje romantike.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.