“Antifa, iu hoq maska Qorit dhe Shehajt”- Leka: Spiropali, asnjë reagim për shkatërrimin e Tiranës!
Investigimi i Fox News për 101 organizata që veprojnë si celula koordinimi për protesta të dhunshme në disa shtete europiane, përfshirë Francën, Italinë, Belgjikën, por edhe Shqipërinë, ka sjellë në vëmendje edhe Internacionalen Progresiste, rrjetin ndërkombëtar të së majtës ku bën pjesë Lëvizja Bashkë e Arlind Qorrit.
Analisti Martin Leka thotë se te partitë e reja të Arlind Qorrit, Agron Shehaj dhe Adriatik Lapajt, u pa një shpresë në zgjedhjet e kaluara, por sipas tij, në zgjedhjet e ardhshme ata do të shuhen.
Në një intervistë për “Newsline” në ABC News, Leka u shpreh se kreu i Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj nuk ka bërë asnjë deklaratë për djegien dhe shkatërrimin e Tiranës nga personat me maska, teksa për çështje të tjera, ai ka reaguar, edhe pse ndodhet në burg.
Sipas Lekës, kjo mund të lidhet me disa elementë në PS, si Elisa Spiropali, për luftën e brendshme brenda kësaj force politike.
“Në këtë luftën e madhe hibride, ku lajmet e rreme përhapen me shpejtësi, ky informacion iu heq maskën disa partive, që vitin e kaluar, ne kishim shpresë që diçka mund të ndryshonte në Shqipëri. Mendoj se ka rënë skema e tyre, në zgjedhje këto parti nuk do marrin sa në zgjedhjet e kaluara, por do të shuhen si parti elektorale. Gjithçka shkon tek vendi i vet, nga PD e kryesuar nga Sali Berisha, që po merr protestën në dorë. Më bën përshtypje fakti që ka disa ditë që Tirana është në agresion të madh të këtyre personave me maska, nuk kemi pasur asnjë deklaratë nga kreu i Bashkisë Tiranë, që ndodhet në burg. Si ka mundësi nuk ka thënë asnjë fjalë për qytetin? Kjo ka lidhje me disa elementë në PS, si Elisa Spiropali për luftën e brendshme në PS”, theksoi ai.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.