☀️
Tiranë 12°C · Kthjellët 23 Tetor 2026
S&P 500 7,626 ▼0.49%
DOW 52,249 ▼1.17%
NASDAQ 25,962 ▼0.18%
NAFTA 103.50 ▲4.05%
ARI 4,009 ▼1.26%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1217 EUR/GBP 0.8374 EUR/CHF 0.9212 EUR/ALL 90.6854 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4729 EUR/TRY 55.7579 EUR/JPY 176.02 EUR/CAD 1.5719 EUR/USD 1.1217 EUR/GBP 0.8374 EUR/CHF 0.9212 EUR/ALL 90.6854 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4729 EUR/TRY 55.7579 EUR/JPY 176.02 EUR/CAD 1.5719
₿ CRYPTO
BTC $81,296 ▼ -0.29% ETH $2,396 ▲ +0.16% XRP $1.3021 ▼ -0.74% SOL $103.7500 ▼ -0.13%
S&P 500 7,626 ▼0.49 % DOW 52,249 ▼1.17 % NASDAQ 25,962 ▼0.18 % NAFTA 103.50 ▲4.05 % ARI 4,009 ▼1.26 % S&P 500 7,626 ▼0.49 % DOW 52,249 ▼1.17 % NASDAQ 25,962 ▼0.18 % NAFTA 103.50 ▲4.05 % ARI 4,009 ▼1.26 %
EUR/USD 1.1217 EUR/GBP 0.8374 EUR/CHF 0.9212 EUR/ALL 90.6854 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4729 EUR/TRY 55.7579 EUR/JPY 176.02 EUR/CAD 1.5719 EUR/USD 1.1217 EUR/GBP 0.8374 EUR/CHF 0.9212 EUR/ALL 90.6854 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4729 EUR/TRY 55.7579 EUR/JPY 176.02 EUR/CAD 1.5719
23 Tet 2026
Breaking
Boterori

Ronaldinjo do të luajë në Itali në moshën 46-vjeçare, zbulohet se kur do të zbresë në fushë legjenda braziliane e futb

Tani është zyrtare, Ravenna bën të ditur kthimin në fushën e lojës të Ronaldinhos, tashmë në moshën 46 vjeçare.

Që nga momenti kur u bë e ditur kthimi i një prej lojtarëve më spektakolarë në fushën e lojës, kurioziteti për të duke parë edhe moshën e tij është rritur ndjeshëm dhe tani ka një datë për ta riparë atë në fushën e lojës.

‘E gjithë bota e futbollit besonte se ishte tepër e bukur për të qenë e vërtetë, por ne mund të bëjmë të ditur zyrtarisht një rikthim të madh. Atë të magjisë, të buzëqeshjes, të një talenti që është në gjendje të bëjë për vete breza tifozësh përtej ngjyrave dhe besimit futbollistik. Ravenna FC njofton se Ronaldinho do të kthehet në fushë në një ndeshje zyrtare të kampionatit në 15 nëntor në orën 17:30 në stadiumin ‘Bruno Benelli’. Kampioni brazilian do t’iu bashkohet shokëve të skuadrës me fanellën verdhekuqe për një sfidë që e bën këtë moment akoma më special; derbi Ravenna–Forlì’, theksohet në komunikatën e klubit të Ravennës

Ish futbollisti i Barcelonës dhe Milanit u tërhoq nga futbolli në 2018 edhe pse ndeshja e fundit zyrtare e tij ishte në 29 nëntor të 2015 pas mbylljës së eksperiencës së tij me Fluminensen.

Fitues i Topit të Artë në 2005, Ronaldinho me Brazilin (97 ndeshje e 33 gola) fitoi Botërorin 2002 dhe Copa America në 1999. Fillimi i karrierës së tij është me Gremion në 1998, por filloi të bëhej i njohur në 2001 me Paris Saint Germainin. Tre sezonet e kaluara prej tij me klubin parizien e. bindën Barcelonën që të investojë te ai. Dhe ishte pikërisht te skuadra katalanase që u shndërrua në një futbollist të madh duke fituar edhe një Ligë Kampionesh dhe dy Superkupa të Spanjës. Në 2008 ai u transferua te Milani me të cilin zhvilloi 95 ndeshje duke shënuar 26 gola për të mbyllur karrierën në Brazil ku u aktivizua me Flamengon, Atletico Mineiro, Queretaro(në Meksikë) dhe Fluminensen.

Në 23 qershor nënshkroi me Ravennën, operacion komercial që e bën 46 vjeçarin imazhin e skuadrës por që do të jetë në fushën e lojës në ndeshjen e 15 nëntorit dhe tani të gjithë mezi presin të shohin edhe një herë të fundit, spektaklin e Ronaldinhos.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.