🌤️
Tiranë 18°C · Kryesisht kthjellët 20 May 2026
S&P 500 7,421 ▲0.92%
DOW 49,954 ▲1.19%
NASDAQ 26,208 ▲1.3%
NAFTA 97.56 ▼6.33%
ARI 4,535 ▲0.54%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1612 EUR/GBP 0.8666 EUR/CHF 0.9157 EUR/ALL 95.4726 EUR/MKD 61.6948 EUR/RSD 117.4090 EUR/TRY 52.9302 EUR/JPY 184.70 EUR/CAD 1.5963 EUR/USD 1.1612 EUR/GBP 0.8666 EUR/CHF 0.9157 EUR/ALL 95.4726 EUR/MKD 61.6948 EUR/RSD 117.4090 EUR/TRY 52.9302 EUR/JPY 184.70 EUR/CAD 1.5963
₿ CRYPTO
BTC $77,701 ▲ +1.1% ETH $2,145 ▲ +1.4% XRP $1.3786 ▲ +1.04% SOL $86.8600 ▲ +2.65%
S&P 500 7,421 ▲0.92 % DOW 49,954 ▲1.19 % NASDAQ 26,208 ▲1.3 % NAFTA 97.56 ▼6.33 % ARI 4,535 ▲0.54 % S&P 500 7,421 ▲0.92 % DOW 49,954 ▲1.19 % NASDAQ 26,208 ▲1.3 % NAFTA 97.56 ▼6.33 % ARI 4,535 ▲0.54 %
EUR/USD 1.1612 EUR/GBP 0.8666 EUR/CHF 0.9157 EUR/ALL 95.4726 EUR/MKD 61.6948 EUR/RSD 117.4090 EUR/TRY 52.9302 EUR/JPY 184.70 EUR/CAD 1.5963 EUR/USD 1.1612 EUR/GBP 0.8666 EUR/CHF 0.9157 EUR/ALL 95.4726 EUR/MKD 61.6948 EUR/RSD 117.4090 EUR/TRY 52.9302 EUR/JPY 184.70 EUR/CAD 1.5963
20 May 2026
Breaking
Politika

Celibashi thërret seancë publike, nesër vendoset për raportin e auditimit dhe financat e partive në zgjedhjet parlamentare të 2025-s

Abuzime, fshehje shpenzimesh dhe mosdeklarime kanë dalë në dritë nga raporti përfundimtar i auditimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për fushatën parlamentare të 11 Majit 2025. Për të zyrtarizuar këto gjetje dhe për të propozuar sanksionet përkatëse, Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, ka thirrur një seancë të rëndësishme publike që do të zhvillohet ditën e nesërme, e enjte, në orën 11:00.

Dokumenti voluminoz, i zbardhur përpara seancës, pritet t’i hapë rrugën një vale gjobash që kapin vlerën e miliona lekëve, të cilat do t’i përcillen për vendimmarrje përfundimtare Komisionit të Ankimimeve dhe Sanksioneve (KAS).

Baza ligjore dhe objekti i seancës

Thirrja e kësaj seance vjen si detyrim ligjor për të garantuar transparencën e partive politike në raport me 131.2 milionë lekët e shpërndara nga buxheti i shtetit, si dhe fondet private. Në njoftimin zyrtar të shpërndarë nga KQZ, sqarohet se procedimi bëhet:

“Në mbështetje të nenit 19, pikat 1, shkronja ‘n’, e 2, të ligjit nr. 10019, datë 29.12.2008 ‘Kodi Zgjedhor i Republikës së Shqipërisë’, të ndryshuar, Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve zhvillon seancë publike.”

Në agjendë është: miratimi i raportit të auditimit për 38 subjektet pjesëmarrëse.

Në zgjedhjet e vitit të kaluar morën pjesë 38 subjekte zgjedhore, ku 11 prej tyre përfituan fonde publike në një vlerë totale prej më shumë se 131.2 milionë lekësh. Partia Socialiste dhe Partia Demokratike morën “pjesën e luanit”, përkatësisht me 49.7% dhe 34.19% të totalit.

Por, pavarësisht detyrimit ligjor për të raportuar çdo qindarkë brenda 60 ditëve nga shpallja e rezultatit, katër parti (BLD, PRVSH, AAK dhe PBPPSH) e bojkotuan plotësisht këtë proces, duke mos dorëzuar asnjë raport financiar.

Në raportin e saj, KQZ thekson rëndësinë e këtij procesi:

“Ky raport hartohet në zbatim të dispozitave të Kodit Zgjedhor dhe synon të paraqesë analizën e gjetjeve nga auditimi i fondeve të përfituara dhe shpenzuara; verifikimin e raporteve financiare dhe propozimin e masave administrative sipas Kodit Zgjedhor.”

Sipas gjetjeve të ekspertëve kontabël, shkeljet variojnë nga mospërputhjet e thjeshta dokumentare te financimet e paligjshme. Sanksioni më i rëndë për një subjekt politik pritet të rëndojë mbi Koalicionin Euroatlantik (KEA). KQZ propozon një gjobë nga 2 deri në 3 milionë lekë, pasi subjekti përdori llogarinë e posaçme zgjedhore për të kryer pagesa të aktivitetit të përditshëm të partisë, duke shkelur qëllimin ekskluziv të saj.

Por rasti më flagrant i konstatuar i përket një kandidati individual. Përfaqësuesi i listave shumemërore të P.D.I.U-së, S. M., është kapur në shkelje të rëndë të Kodit Zgjedhor.

“Kandidati z. S. M., ka pranuar fonde nga donatorë të ndaluar (neni 92/1, pika 3), në shkelje të nenit 173, pika 6, të Kodit Zgjedhor. Masa e propozuar: kalimin e fondit të marrë në vlerën 1,113,791 lekë për llogari të KQZ-së si dhe gjobë në vlerën 2,227,582 lekë.”

Gjoba të rënda nga 500 mijë deri në 1 milion lekë janë kërkuar edhe për dhjetë kandidatë të tjerë (nga radhët e PR, PBKD dhe PBDNJ) për mosrespektim të formateve të standardizuara. Ndërkaq, disa parti si Lëvizja Atdheu dhe Aleanca Kombëtare Shqiptare (AKSH) rrezikojnë gjoba maksimale pasi të 186 kandidatët e tyre nuk dorëzuan asnjë raport personal.

Zyrat “fantazmë”

Auditorët kanë kryqëzuar të dhënat e deklaruara nga partitë me ato të gjetura në terren nga monitoruesit e KQZ-së, duke nxjerrë zbuluar një mospërputhje të zyrave elektorale. Në letër, partitë kanë fshehur ose fryrë shifrat në mënyrë drastike:

Partia Lëvizja Bashkë deklaroi shpenzime për 52 zyra, por monitoruesit gjetën vetëm 2 aktive.

Koalicioni Euroatlantik deklaroi vetëm 1 zyrë, ndërkohë që u kap në terren me 10 zyra të padeklaruara.

Një tjetër problematikë e evidentuar është tejkalimi i minutazhit televiziv falas (kufiri 90 minuta). Disa televizione e kanë tejkaluar këtë normë, ku rasti më i rëndë është një tejkalim me mbi 101 minuta për një subjekt. Megjithatë, KQZ e ka patur të pamundur të vendosë gjoba të drejtpërdrejta për mediat, për shkak të një ngërçi ligjor që pranohet edhe në vetë raportin zyrtar:

“Ndryshimet e fundit të Kodit Zgjedhor, duke përfshirë mundësinë e vështirësuar të AMA-s për të identifikuar nëse reklamat mediatike janë dhënë për subjektet zgjedhore apo për kandidatë individualë, kanë ndikuar në kufizimin e fuqisë sanksionuese ndaj OSHMA-ve.”

Lista e partive që akuzohen për shkelje të transparencës

Raporti i auditimit ka zbuluar një numër të madh partish, të cilat nuk kanë përmbushur detyrimet standarde të raportimit financiar sipas pikës 1 të nenit 173. Për këtë kategori, KQZ kërkon vendosjen e një gjobe uniforme që varion nga 100,000 deri në 200,000 lekë.

Në këtë listë përfshihen gjithsej 12 forca politike:

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.