Tiranë 29°C · Pjesërisht vranët 21 Shtator 2026
S&P 500 7,651 ▲0.17%
DOW 51,683 ▼0.18%
NASDAQ 26,523 ▲0.39%
NAFTA 93.03 ▼3.17%
ARI 4,386 ▼0.88%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1477 EUR/GBP 0.8579 EUR/CHF 0.9446 EUR/ALL 91.6190 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3902 EUR/TRY 56.0084 EUR/JPY 180.27 EUR/CAD 1.6061 EUR/USD 1.1477 EUR/GBP 0.8579 EUR/CHF 0.9446 EUR/ALL 91.6190 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3902 EUR/TRY 56.0084 EUR/JPY 180.27 EUR/CAD 1.6061
₿ CRYPTO
BTC $84,268 ▲ +4.87% ETH $2,714 ▲ +5.55% XRP $1.4871 ▲ +7.98% SOL $115.8300 ▲ +7.1%
S&P 500 7,651 ▲0.17 % DOW 51,683 ▼0.18 % NASDAQ 26,523 ▲0.39 % NAFTA 93.03 ▼3.17 % ARI 4,386 ▼0.88 % S&P 500 7,651 ▲0.17 % DOW 51,683 ▼0.18 % NASDAQ 26,523 ▲0.39 % NAFTA 93.03 ▼3.17 % ARI 4,386 ▼0.88 %
EUR/USD 1.1477 EUR/GBP 0.8579 EUR/CHF 0.9446 EUR/ALL 91.6190 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3902 EUR/TRY 56.0084 EUR/JPY 180.27 EUR/CAD 1.6061 EUR/USD 1.1477 EUR/GBP 0.8579 EUR/CHF 0.9446 EUR/ALL 91.6190 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3902 EUR/TRY 56.0084 EUR/JPY 180.27 EUR/CAD 1.6061
21 Sht 2026
Breaking
Ekonomia

CEO i “Statkraft”: Tani të hapet tregu, të zbatohet reforma në energji

Pas përfundimit në një kohë rekord të hidrocentralit të Banjës, presidenti i kompanisë që ndërtoi veprën më të madhe hidrike në vend pas Komanit, duket se nuk kërkon të humbë kohë.
Christian Tonesen thotë se kompania e tij, “Statkraft”, është e gatshme të investojë në projekte të tjera në Shqipëri, por qeveria duhet të liberalizojë tregun e energjisë.
“Ne jemi duke investuar 500 milionë euro këtu. Përveç Banjës ne jemi duke ndërtuar një hidrocentral të dytë, atë të Moglicës. Ne duam të bëjmë më shumë, por kjo varet nga zbatimi i reformës në energji, që hap tregun”, ka deklaruar Tonesen për Top Channel.
Ndryshe nga hidrocentralet e tjera konçesionare, Banja nuk ia shet energjinë qeverisë, por privatëve në treg të lirë. Por Shqipëria ende nuk ka një bursë për tregëtimin e energjisë, ndërkohë që edhe nxjerrja e bizneseve nga rrjeti i furnizues i OSHEE-së po vonon.
“Sot ka një rregullore që na detyron ta eksportojmë të gjithë energjinë në vendet fqinje, kur në të njëjtën kohë Shqipëria importon energji po nga këto vende. Pra, në rregulloren e sotme ky nuk është një treg i lirë. Ajo që duhet të ndodhë është të na lejohet të shesim energjinë brenda vendit në mënyrë transparente dhe në përfitim të konsumatorëve”, ka theksuar Tonesen.
Vitin e kaluar, “Statkraft” realizoi 5.6 miliardë euro të ardhura globale, një shifër kjo gati dy herë me ë madhe se buxheti i Shqipërisë. Por këshilla që presidenti i saj ka për autoritete shqiptare, është miqësore.
“Ajo që duhet të bëhet këtu është një sistem ligjor më i fortë, institucione më të konsoliduara dhe reforma tregu”, sugjeron ai.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.