1200 biznese të reja në gusht, QKB pranoi 9200 aplikime
Numri i bizneseve të reja të regjistruara arriti në 1200 ne muajin gusht, ndërsa ne Qendra Kombëtare e Biznesit u përpunuan 9200 aplikime.
Të dhënat tregojnë një volum të konsiderueshëm të shërbimeve të ofruara në mënyrë elektronike për bizneset, si në fushën e regjistrimit, ashtu edhe në atë të licencave, lejeve dhe autorizimeve.
Nga 9200 aplikime të kryera online, pjesa më e madhe, 7300 aplikime, i përkasin Regjistrit Tregtar. Kjo kategori përbën rreth 79% të totalit të aplikimeve online gjatë muajit.
Ndërkohë, 776 aplikime janë regjistruar në Regjistrin e Pronarëve Përfitues, ndërsa 1,134 aplikime kanë qenë të lidhura me Regjistrin e Lejeve, Licencave dhe Autorizimeve. Këto përfaqësojnë përkatësisht rreth 8.4% dhe 12.3% të totalit.
Përveç 1200 bizneseve të reja të regjistruara, gjatë muajit QKB raporton se janë lëshuar 126 licenca të reja dhe 19 leje të reja.
Statistikat japin një panoramë edhe për shërbimin e asistencës që QKB ofron për qytetarët dhe subjektet që përdorin shërbimet e saj.
Gjatë muajit janë trajtuar 1300 kërkesa nëpërmjet biletave të asistencës dhe postës elektronike.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.