🌦️
Tiranë 15°C · Rrebesh i lehtë 21 Nëntor 2026
S&P 500 6,910 ▼3.7%
DOW 48,147 ▼1.93%
NASDAQ 22,618 ▼5.28%
NAFTA 83.41 ▲1.18%
ARI 3,515 ▼4.62%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.0980 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9259 EUR/ALL 90.1176 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6181 EUR/TRY 55.4680 EUR/JPY 175.39 EUR/CAD 1.5727 EUR/USD 1.0980 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9259 EUR/ALL 90.1176 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6181 EUR/TRY 55.4680 EUR/JPY 175.39 EUR/CAD 1.5727
₿ CRYPTO
BTC $58,012 ▼ -6% ETH $1,640 ▼ -6.1% XRP $0.8931 ▼ -6.88% SOL $68.2600 ▼ -5.01%
S&P 500 6,910 ▼3.7 % DOW 48,147 ▼1.93 % NASDAQ 22,618 ▼5.28 % NAFTA 83.41 ▲1.18 % ARI 3,515 ▼4.62 % S&P 500 6,910 ▼3.7 % DOW 48,147 ▼1.93 % NASDAQ 22,618 ▼5.28 % NAFTA 83.41 ▲1.18 % ARI 3,515 ▼4.62 %
EUR/USD 1.0980 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9259 EUR/ALL 90.1176 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6181 EUR/TRY 55.4680 EUR/JPY 175.39 EUR/CAD 1.5727 EUR/USD 1.0980 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9259 EUR/ALL 90.1176 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6181 EUR/TRY 55.4680 EUR/JPY 175.39 EUR/CAD 1.5727
21 Nën 2026
Breaking
Kronika

Çfarë do të ndodhë me operacionin e Veliajt? Avokati Ndreca kërkon nga GJKKO miratimin për ndërhyrje në spital privat

Pasi Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve njoftoi se ka planifikuar 23 nëntorin si ditën kur Erion Veliaj mund ta kryejë ndërhyrjen në Spitalin Memorial, avokati i tij thotë për TCH se i janë drejtuar Gjykatës së Posaçme që të vendosë se çfarë do të ndodhë.

Plarent Ndreca tha se kërkesa urgjente i ishte dërguar GJKKO-së mëngjesin e së premtes. Shkresa tregon se autorizimi i kërkohet Gjykatës së Posaçme për ta kryer ndërhyrjen në një spital privat në Tiranë.

Në shkresën e depozituar dje, Ndreca kërkon gjithashtu që Veliaj të shoqërohet dhe të shtrohet në këtë spital për ndërhyrjen dhe trajtimin pasoperativ.

Mbrojtja argumenton se Veliaj ka pësuar një frakturë gjatë qëndrimit në paraburgim, e cila nuk është bashkuar, ndërsa ortopedi i Spitalit Memorial Fier ka rekomanduar ndërhyrje kirurgjikale. Avokati pretendon se Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka vonuar sigurimin e kontrolleve dhe dokumentacionit mjekësor, duke penguar marrjen në kohë të trajtimit.

Në kërkesë propozohet që ndërhyrja të kryhet në një spital privat në Tiranë, nëse pas vlerësimit mjekësor konfirmohet nevoja për operacion. Veliaj shprehet i gatshëm të mbulojë vetë shpenzimet e trajtimit në spitalin privat. Tashmë i takon GJKKO-së të vendosë për kërkesën e mbrojtjes.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.