Çfarë zgjidh numri magjik 100 për demokracinë shqiptare?
Partia Socialiste dhe Partia Demokratike pavarësisht se në pamje të parë duket sikur janë një marrëdhënie konfliktuale, në të vërtetë fryma e bashkëpunimit për reforma të rëndësishme është reale dhe tashmë me propozime konkrete. Aktualisht opozita po merr pjesë në hartimin e reformës territoriale dhe më të gjitha gjasa do të marrë edhe në atë të sistemit zgjedhor. Madje, nga deklarata publike duket sikur marrëveshja do të shtrihet edhe në ndryshime kushtutese të mundshme siç janë propozimet e bërë për numrin e deputetëve apo dhe ndryshimin i sistemit zgjedhor nga proporcional rajonal në atë kombëtar.
Është një lajm i mirë që dy partitë kryesore të vendit ulen dhe bisedojnë për reforma të rëndësishme, qofshin ato edhe kushtetutese. Problemi qëndron te fakti se marrëveshje të tilla shpesh herë janë bërë për interesa ngushtësisht politike dhe në dëm të demokracisë shqiptare. Që nga marrëveshja e 2028-s e deri të ndryshimi i fundit i sistemit zgjedhor për zgjedhjet e klauara, sa herë që PS dhe PD kanë bërë ndryshime të tilla, ajo që ka vuajtur është pikërisht demokracia në Shqipëri dhe produkti që ka dalë prejt tyre ka qenë shumë i keq, aq me tëpër kur këto marrëveshje janë bërë në terr të plotë.
Kësaj herë nëse ka ndryshime të tilla qasja duhet të jetë ndryshe. Ndryshime të tilla janë afatgjata dhe me një impakt të rëndësishëm në funksionimin e instucioneve dhe demokracisëShqipëri.
Deri më sot janë dëgjuar deklara publike aty këtu, pa ndonjëargumentim serioz apo studim se cfarë sjellin këto ndryshime në këtë drejtim.
Përshembull, po theksohet fort që numri i deputetëve të reduktohet nga 140 në 100, dhe me gjasa të dyja palët janëdakort me këtë. Mirëpo, deri më tani nuk është dëgjuar asnjë argument se cfarë problemi sjellë për funksionimin e parlamentit përfaqësimit politik dhe demokracisë numri 140 të cilat i zgjidh numri 100. Është dhënë vetëm një argument, që numri i deputetëve që Parlamenti shqiptar ka sot aktualisht është i madh në raport me numrin e popullsisë. Por edhe ky argument është më shumë i nënkuptuar dhe jo i theksuar fort nga Partia Socialiste, pasi duhet të proanojë emigrimin e shqiptarëve në vitet e fundit.
Reduktimi i numrit të deputetëvë në Parlamentin e Shqipërisë edhe mund të jetë i domosdoshëm, por deri më tani askush nuk thotë se çfarë zgjidh për cilësinë e parlamentit dhe demokracisë. Sepse ka rrezik që nga 140 parlamentar jo cilësor në të arrijmë në 100. Pra, si të thuash, të reduktojmë të keqen dhe jo të përmirësojmë situatën.
Raporti i numrit të deputetëve dhe numrit të popullsisë është vetëm një indakator në gjykimin e funksionimit dhe cilësisë së një parlamenti. Ndërsa për të gjykuar në këtë drejtim ka dhe shumë elementë të tjerë për të cilët askush nuk flet.
Dhe në të vërtetë problemet që ka parlamenti shqiptar sot janë krejtësisht të ndryshme nga ai i numrit.
Ka disa vende në fakt që e kanë reduktuar numrin e parlamentareve siç është Italia. Argumenti kyesor atje ishte për ta bërë parlamentin më efikas në vendimmarrje. Kryesisht vendet që kanë reduktuar numrin e parlamentarëve e kanë bërë atë për të thjeshtëzuar procedurën legjislative dhe për të reduktuar kohën e procesit legjislativ. Zakonisht këto janë vende me dy dhoma ku procedura legjislative është goxha e ngarkuar dhe e gjatë. Për ta bërë më efikase vendimmarrjen dhe debatin parlamentar, këto vende kanë vendosur reduktimin e numrit të parlamentarëve. Shqipëria nuk e ka këtë problem. Përkundrazi, procedura legjislative në Parlamentin e Shqipërisë është mëse efikase dhe koha e miratimit të ligjeve është goxha e shkurtër. Madje, aq efikase sa që seancat mbyllen në kohë rekord. Shqipëria për sa i përket jetës parlamentare ka një problem krejt të kundërt nga parlamentet europiane. Ka probleme zgjatjen e procedurës lëgjislative në mënyrë që të jetë sa më demokratike dhe gjithëpërfshirëse dhe jo shkrurtimin e kohës së saj.
Prandaj, reduktimi i numrit të deputetëve në Shqipëri nuk zgjidh asnjë problem të demokracisë sonë. Problemet e parlamentarizmit shqiptar janë krejt të ndryshme. Problemet kanë të bëjnë me rolin e parlamentit në raport me qeverinë, me hapësirat që ka opozita dhe të drejtat e saj, me përfshirjen në procesin legjislativ të sa më shumë grupeve të interesit, të debatit publik konstruktiv dhe çështjeve të tjera si këto. Nëse vërtet duan të adresojnë problemet e parlamentarizmit në Shqipëri duhet t’ja fillojnë nga këto çështje. Reduktimi i numrit të deputetëvë as nuk zgjidh dhe as nuk shton ndonjë problem.
Thjesht ndihmon kryetarët e partive të kontrollojnë parlamentin më shumë siç edhe e kontrollojnë atë. Ata që kujtojnë se reduktimi i numrit do të rrisë cilësinë e deputetëve janë në iluzion të plotë sepse arsyet e katandisjes së parlamenti ashtu sikurse është sot janë totalisht të tjera.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.