Bota

Chirstine Lagarde: Shumë e nderuar që do të drejtoj BQE-në

Drejtoresha e përgjithshme e Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN), Christine Lagarde u shpreh shumë e nderuar që u emërua si presidente e Bankës Qendrore Europiane (BQE).

“Duke pasur parasysh çfarë ka ndodhur dhe duke u këshilluar me Komitetin e Etikës së Këshillit të Administratës, kam vendosur të heq dorë provizorisht nga funksionet e drejtoreshës së përgjithshme të FMN-së gjatë periudhës së emërimit”, shkruan ajo në një “Twitter”.

Krerët europianë ranë dakord sot për personat që do të vendosen në pozicionet kyçe të Bashkimit Europian duke përzgjedhur dy gra, Von der Leyen në drejtimin e Komisionit Europian dhe Lagarde në krye të BQE-së.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button