🌧️
Tiranë 19°C · Shi i lehtë 06 May 2026
S&P 500 7,259 ▲0.81%
DOW 49,298 ▲0.73%
NASDAQ 25,326 ▲1.03%
NAFTA 91.27 ▼10.76%
ARI 4,725 ▲3.43%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1705 EUR/GBP 0.8634 EUR/CHF 0.9160 EUR/ALL 95.8911 EUR/MKD 61.6965 EUR/RSD 117.4043 EUR/TRY 52.9473 EUR/JPY 184.54 EUR/CAD 1.5931 EUR/USD 1.1705 EUR/GBP 0.8634 EUR/CHF 0.9160 EUR/ALL 95.8911 EUR/MKD 61.6965 EUR/RSD 117.4043 EUR/TRY 52.9473 EUR/JPY 184.54 EUR/CAD 1.5931
₿ CRYPTO
BTC $82,323 ▲ +1.99% ETH $2,413 ▲ +1.62% XRP $1.4529 ▲ +3.43% SOL $89.4800 ▲ +5.54%
S&P 500 7,259 ▲0.81 % DOW 49,298 ▲0.73 % NASDAQ 25,326 ▲1.03 % NAFTA 91.27 ▼10.76 % ARI 4,725 ▲3.43 % S&P 500 7,259 ▲0.81 % DOW 49,298 ▲0.73 % NASDAQ 25,326 ▲1.03 % NAFTA 91.27 ▼10.76 % ARI 4,725 ▲3.43 %
EUR/USD 1.1705 EUR/GBP 0.8634 EUR/CHF 0.9160 EUR/ALL 95.8911 EUR/MKD 61.6965 EUR/RSD 117.4043 EUR/TRY 52.9473 EUR/JPY 184.54 EUR/CAD 1.5931 EUR/USD 1.1705 EUR/GBP 0.8634 EUR/CHF 0.9160 EUR/ALL 95.8911 EUR/MKD 61.6965 EUR/RSD 117.4043 EUR/TRY 52.9473 EUR/JPY 184.54 EUR/CAD 1.5931
06 May 2026
Breaking
Ekonomia

Ekonomia u rrit 2,21% në tremujorin e parë të vitit

Shifrat e rritjes ekonomikë shënuan trend pozitiv edhe në tremujorin e parë të vitit.

Sipas Institutit të Statistikave, Produkti i Brendshëm Bruto (P.B.B) në tremujorin e parë të vitit 2019 vlerësohet me rritje prej vetëm 2,21% kundrejt tremujorit të parë të vitit 2018.

Krahasuar me një vit më parë, sipas sektorëve, aktiviteti i Bujqësisë, Pyjeve dhe Peshkimit pati një rritje me 1,33%. Aktiviteti i Ndërtimit pati rritje me 5,95%. Grupi i aktiviteteve Tregti, Transport, Akomodim dhe Shërbim ushqimor pati një rritje prej 4,61%, i ndikuar kryesisht nga tregtia me shumicë, e cila shënoi rritje me 6,7%.

Grupi i aktiviteteve Informacioni dhe Komunikacioni u shfaq me rritje prej 8,63%. Aktiviteti Financiar dhe i Sigurimit ka shënuar një rritje prej 8,9%. Aktiviteti i Pasurive të Paluajtshme ka shënuar një rritje prej 9,68%. Grupi i Aktiviteteve profesionale dhe Shërbime administrative u shfaq me një rritje prej 5,27%. Grupi i aktiviteteve të Administratës Publike, Arsimit dhe Shëndetësisë pësoi rritje 2,88%. Grupi i aktiviteteve Arte, argëtim dhe çlodhje, Aktivitete të tjera shërbimi pati një rënie me 20,13%. Kurse Taksat Neto mbi produktet u rritën me 3,88%.

Sipas INSTAT, performanca e ekonomisë është reflektuar edhe në ecurinë pozitive të treguesve të tjerë si tregu i punës, ku norma e papunësisë vijoi trendin rënës duke zbritur në nivelin 12,1% ndërkohë që punësimi vijon të rritet me rreth 1,5% (ose rreth 17,8 mijë të punësuar më tepër) se tremujori i parë i 2018.

Gjithashtu indeksi i besimit të bizneseve dhe konsumatorëve u përmirësua gjatë tremujorit të parë. Eksportet pa energjinë u rriten 7,4% në tremujorin e parë ndërkohë që Investimet e huaja direkte arritën vlerën e 286 milionë eurove, me 1,6% mbi një vit rekord si 2018, çka është tregues se dhe për vitin 2019 ato do të tejkalojnë 1 miliard euro. Kjo konfirmon që bazat e ekonomisë janë të qëndrueshme.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.