Cipras: I hapur për dialog me fermerët
Kryeministri grek Aleksis Cipras u bëri sot thirrje fermerëve për dialog, një nga organizatat që kanë shfaqur më tepër shqetësim për vijimin e reformave të ardhshme, një formë proteste e shoqëruar me bllokimin e rrugëve prej disa javëve dhe me thirrjen për grumbullimin e mjeteve të rënda bujqësore për të manifestuar të premten në Athinë.
“Jemi të hapur për çdo formë dialogu gjithpërfshirës dhe të sinqertë me fermerët, ka mundësi të rëndësishme përmirësimi të reformës së parashikuar për sa i përket kontributeve të shërbimeve shoqërore, afat i domosdoshëm në të cilat masat do të kenë ndikim, dhe kryesisht mbi nevojën për të mbrojtur të ardhurat e tyre”, deklaroi kryeministri në një fjalim para kabinetit qeveritar.
Njëkohësisht fermerët do të zhvillojnë një konferencë shtypi në Athinë.
Ata kanë shprehur dëshirën se do të udhëtojnë me traktorë deri në kryeqytet për tu vendosur në Sheshin Sintagma, më i madhi në Athinë përballë Parlamentit, një vendim i parashikuar për këtë fundjavë.