Rajoni

Cipras: Nuk është faji i Greqisë për mosarritjen e një marrëveshjeje

Mosarritja e një marrëveshjeje deri tani nuk i dedikohet një qëndrimi hipotetik të palëkundur dhe të pakuptueshëm të Greqisë, por këmbënguljes së disa faktorëve institucionalë që të paraqesin propozime absurde dhe të tregojnë indiferentizëm të plotë, sa ndaj përzgjedhjes demokratike të popullit grek, aq edhe ndaj pranimit publik nga të tre institucionet se do ekzistojë elasticiteti i nevojshëm që të respektohet verdikti i popullit, thekson kryeministri grek, Aleksis Cipras në një shkrim në gazetën franceze ”Le Monde”.

Cipras nënvizon se çështja e Greqisë nuk ka të bëjë ekskluzivisht me Greqinë, por përbën epiqendrën e përplasjes së dy strategjive diametralisht të kundërta për të ardhmen e unifikimit evropian.

“Strategjia e parë synon të thellojë unifikimin evropian në një kuadër barazie dhe solidariteti ndërmjet popujve dhe qytetarëve. Përkrahësit e kësaj strategjie nisen nga fakti se nuk është e mundur të kërkohet nga qeveria e re greke që të bëjë të njëjtat gjëra me qeverinë e mëparshme, e cila nuk duhet të harrojmë se dështoi plotësisht. Dhe nisen nga ky fakt, pse ndryshe do të duhej të suprimonim zgjedhjet në të gjitha vendet që ndodhen në programe. Të pranojmë, domethënë, që të emërohen ministrat dhe kryeministrat nga institucionet dhe qytetarët të jenë të privuar nga e drejta për të zgjedhur deri në përfundim të programit”, thotë Cipras.

”E kuptoj se diçka e tillë nënkupton eliminimin total të demokracisë në Evropë, fundin e çdo preteksti dhe fillimin e një shpërbërjeje dhe një përçarjeje të papranueshme në Evropën e bashkuar. Do të thotë përfundimisht fillimin për krijimin e një monstre teknokratike, që do të shpjerë në një Evropë krejtësisht të huaj ndaj vlerave të saj themeltare”, shton ai.

”Strategjia e dytë synon pikërisht këtë. Shpërbërjen dhe përçarjen e eurozonës. Cila strategji do të dominojë? Ajo e realizmit për një Evropë të solidaritetit, të barazisë dhe të demokracisë, apo atretegjia e konfrontimit dhe e përçarjes”, vazhdon Cipras.

”Gjithsesi, nëse disa besojnë apo duan të besojnë se ky vendim ka të bëjë ekskluzivisht dhe vetëm me Greqinë, bëjnë gabim të madh. Do t’ju propozoja thjesht të lexojnë sërish kryeveprën e Ernest Hemingwayt ”Për kë bien kambanat”, thotë kryeministri grek për gazetën ”Le Monde”.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button