Rajoni

Cipras: Turqia hapa të rëndësishëm në procesin drejt anëtarësimit në BE

 Kryeministri grek, Aleksis Cipras deklaroi se bisedimet mes Bashkimit Evropian dhe Turqisë për krizën e refugjatëve tregojnë se Ankaraja mund të marrë hapa të rëndësishëm në lidhje me perspektivën drejt BE-së.

”Kriza e refugjatëve në Evropë është situata më dramatike pas Luftës së Dytë Botërore dhe askush nuk mund të përballet i vetëm me një fluks të pamasë migrimi. BE-ja duhet sa më shpejt të ndërmarrë veprime në lidhje me këtë çështje”, deklaroi Cipras.

“Samiti përbën një hap të rëndësishëm për zgjidhjen e krizës së refugjatëve. Në kuadër të bisedimeve ekzistuese, Greqia dhe BE-ja duhet të kontribuojnë në dialogun me Turqinë. Ky dialog do të jetë në drejtim të parandalimit të fluksit të refugjatëve. Besoj se mundemi të gjejmë një zgjidhje duke qenë në kontakt nëse kemi një qëllim të përbashkët”, theksoi ai.

Cipras theksoi se gjatë vizitës së tij në Ankara ka zhvilluar bisedime mjaft konstruktive me presidentin turk, Recep Tayyip Erdogan dhe kryeministrin Ahmet Davutoglu

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button