☀️
Tiranë 26°C · Kthjellët 09 June 2026
S&P 500 7,406 ▲0.3%
DOW 50,786 ▼0.16%
NASDAQ 25,930 ▲0.86%
NAFTA 89.39 ▼2.09%
ARI 4,353 ▼0.24%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1531 EUR/GBP 0.8644 EUR/CHF 0.9199 EUR/ALL 95.2505 EUR/MKD 61.6712 EUR/RSD 117.4062 EUR/TRY 53.1632 EUR/JPY 184.72 EUR/CAD 1.6088 EUR/USD 1.1531 EUR/GBP 0.8644 EUR/CHF 0.9199 EUR/ALL 95.2505 EUR/MKD 61.6712 EUR/RSD 117.4062 EUR/TRY 53.1632 EUR/JPY 184.72 EUR/CAD 1.6088
₿ CRYPTO
BTC $63,195 ▼ -0.2% ETH $1,680 ▲ +0.3% XRP $1.1720 ▲ +2.06% SOL $66.9000 ▲ +1.12%
S&P 500 7,406 ▲0.3 % DOW 50,786 ▼0.16 % NASDAQ 25,930 ▲0.86 % NAFTA 89.39 ▼2.09 % ARI 4,353 ▼0.24 % S&P 500 7,406 ▲0.3 % DOW 50,786 ▼0.16 % NASDAQ 25,930 ▲0.86 % NAFTA 89.39 ▼2.09 % ARI 4,353 ▼0.24 %
EUR/USD 1.1531 EUR/GBP 0.8644 EUR/CHF 0.9199 EUR/ALL 95.2505 EUR/MKD 61.6712 EUR/RSD 117.4062 EUR/TRY 53.1632 EUR/JPY 184.72 EUR/CAD 1.6088 EUR/USD 1.1531 EUR/GBP 0.8644 EUR/CHF 0.9199 EUR/ALL 95.2505 EUR/MKD 61.6712 EUR/RSD 117.4062 EUR/TRY 53.1632 EUR/JPY 184.72 EUR/CAD 1.6088
09 Jun 2026
Breaking
Arte

Çlirim Denaj: Rikthimi i “Koncertit të Pranverës”, por me sfida në realizim

Pas më shumë se dy dekadash, “Festivali i Pranverës” u rikthye duke u zhvilluar në Tiranë përgjatë dy mbrëmjeve. Një ndër aktivitetet e rëndësishme të vitit në fushën e muzikës në vendin tonë, festivali mbetet një skenë e rëndësishme për promovimin e këngës shqiptare. Kantautori Çlirim Denaj, duke folur për festivalin vlerëson rëndësinë e tij në muzikën shqiptare dhe rikthimin e aktivitetit, por njëkohësisht shpreh edhe disa kritika për organizimin. Ai përmend probleme teknike gjatë transmetimit, por thotë se kishte dhe këngë jo në nivelin që kërkonte festivali. “Festivali “Koncert i Pranverës” përveç këngëve të bukura që na ka dhuruar ka qenë shumë i rëndësishëm në tregun muzikor shqiptar, këngë që këndohen dhe sot në çdo ambient. Me rikthimin e këtij aktiviteti u gëzova shumë se më në fund u kuptua që ishte bërë një gabim, që duhej korrigjuar dhe mendoj se kjo është një meritë e atyre që u kujtuan.

E pashë natën e parë me të gjitha këngët e festivalit, e me keqardhje, por i bindur se i bëj mirë sado pak me ca vërejtje të thjeshta, por shumë të rëndësishme dhe thelbësore për mbarëvajtje të këtij aktiviteti, që në të ardhmen të bëhet më mirë, përshembull transmetim i dobët me probleme i audios, shumë këngë nga të cilat dëgjuam nuk ishin në nivelin e duhur të këtij aktiviteti”, shprehet kantautori Çlirim Denaj në një reagim të tij të ndarë në rrjete sociale pas zhvillimit të Festivalit të Pranverës, që u rikthye pas më shumë se dy dekadash në RTSH. Festivali këtë vit që u zhvillua përgjatë dy mbrëmjeve në skenën e Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit solli 20 këngë për publikun, ku këngëtarët u ngjitën në skenë të shoqëruar nga Orkestra e RTSH-së.

Këngëtarët në skenë

Festivali i Pranverës u rikthye pas më shumë se dy dekadash, por kantautori Çlirim Denaj shpreh se disa prej tyre nuk performuan në nivelin e pritshëm në skenë. Denaj gjithashtu thekson punën e kantautorëve që krijojnë vetë muzikën, tekstin dhe orkestrimin, dhe nxit që festivali të menaxhohet me kujdes për të ruajtur cilësinë dhe traditën e tij artistike. “Këngëtarë jo të aftë për të kënduar aty në atë skenë, prezantues shumë të mirë në profilet e tyre profesionale , për ti pasur zili dhe shumë respekt për artin e tyre andej nga vijnë, por që nuk ma mbushën zemrën dhe mendjen se e bënë mirë atë punë. Pra jo çdo njeri apo artist, që jeton jashtë Shqipërisë mund të jetë i aftë të bëjë një rol prezantuesi apo çfarë do lloj pozicionesh të tjera, që janë bërë si modë sot për të afruar dhe vënë në krye të vendit njerëz që e kanë braktisur këtë vend. Dua të theksoj se shumë kantautorë ishin anonim. Pse ? Sepse i kishin bërë vetë të gjitha, muzikë, tekst, orkestracion dhe e kënduar, e pamundur do të thoja. I bie që këta të kenë bërë nga tre fakultete, gjë që nuk përkon as me moshën e tyre, por as me profesionin”, thotë më tej kantautori Denaj.

Në fund të mbrëmjes së parë, juria profesionale e festivalit përzgjodhi 12 këngët, që garuan në natën finale të 7 qershorit. Këngëtarja Arsi Bako u shpall fituesja e Festivalit të Pranverës, me këngën “Humb”. Rezultati përfundimtar u përcaktua nga kombinimi i votave të jurisë profesionale dhe jurisë digjitale, sipas formulës së vendosur nga organizatorët e festivalit.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.